Ministri i Financave, Besim Beqaj, me bekimin e shefit të partisë ka hapur kuletën e shtetit pak kohë kur në vend planifikohen të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, rreth katër muaj më herët se sa është e paraparë me orarin zgjedhor.
Me këtë veprim, Hashim Thaçi po tenton që t’ia sigurojë vetes edhe një mandat në krye të ekzekutivit. E ndërkaq, në anën tjetër partitë opozitare po tenton të rrezojnë ketë Qeveri që sipas tyre çdo ditë e më shumë po e dëmton vendin.
Thaçi i përkrahur nga kabineti qeveritar ka nisur një fushatë intensive të “blerjes” së votuesve të rinj me para të shtetit.
Ai para pak ditësh kumtoi lajmin për rritjen e pagave të shërbyesve civilë për 25 për qind.
Por, përpos kësaj, ai nuk dha ndonjë detaj më të hollësishëm pavarësisht kërkesave të shumta.
Edhe më tutje mbetet mister shuma e paraparë për ngritje të pagave, por edhe mënyra se si do të mbulohen ato, kur dihet se sivjet ka më pak të hyra të planifikuara sesa në vitin e kaluar. Mbyllja e lojërave të fatit do të varfërojë buxhetin e shtetit sivjet për hiç më pak se 20 milionë euro.
Nëse nisemi nga buxheti bazë për vitin 2014 i cili për paga dhe mëditje është 483 milionë e 400 mijë euro, shihet se rritja e pagave për 25 % i bie të jetë rreth 120 milionë euro.
Edhe më tutje, askush nuk e din se nga do të sigurohen këto të hyra shtesë, pasi që dallimi mes buxhetit për paga të këtij vitit më atë të vitit të kaluar është rreth 48 milionë euro. E nesh këtu i fusin edhe mungesën e të hyrave nga lojërave të fatit shihet fare qartë se shpenzimet janë më të lartë rreth 80 milionë euro sesa planifikimet që janë bërë me buxhetin e këtij viti.
Mirëpo, nuk është vetëm ky vendimi i pamenduar dhe analizuar mirë i kabinetit Thaçi. Po ashtu para pak ditësh u kumtua edhe një lajm tjetër të mirë siç e ka cilësuar ai kryeministri për të mirën e Kosovës, fillimin e punimeve në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, e ku kostoja e saj pritet të jetë rreth 600 milionë euro, shumë tepër e madhe për një vend të varfër siç është Kosova.
Pikërisht sikurse çështja e pagave, edhe kjo po bëhet në prag të fushatës për zgjedhjet nacionale në vend që pritet të mbahen gjatë qershorit të këtij viti.
Ama “blerja” e votave me para të shtetit është dobësia më e madhe që bën kryeministri Thaçi dhe vartësit (ministrat) e tij në kabinetin Qeveritar.
Rritja e pagave është thënë se do të ndodh qysh në fillim të këtij viti, njëjtë sikur edhe ndërtimi i autostradës.
Por, as e para e as e dyta nuk ndodhi për tre muajt e parë të vitit, pasi që “dy projekte madhore” të Qeverisë Thaçi janë ruajtur të promovohen pikërisht në prag të fushatës.
E kështu patë ndodhur edhe në zgjedhjet e fundit nacionale në vend ku Thaçi ngrit pagat e shërbyeseve civil në vend.
Andaj ministri Thaçi dhe vartësit e tij brenda kabinetit Qeveritar duhet ta dijë se paratë që i menaxhojnë nuk janë të bizneseve të shumta të familjes së tyre, por janë para që janë mbledhur përmes taksave të cilat i kanë paguar qytetarët dhe bizneset e brishta të këtij shteti të varfër.
E nëse ju, apo edhe kolegët tuaj të partisë dëshironi të blini vota e elektorat, atëherë nxirri nga jastëkët paratë tuaja që keni grumbulluar nga bizneset personale, apo edhe familjare.
Marrë nga "Zëri"
/Shqiptarja.com