PDK-LDK-NISMA kërkojnë rinumërimin e votave në Kosovë, Dushi për Report Tv: Presim përgjigje brenda 72 orëve

PDK-LDK-NISMA kërkojnë rinumërimin e votave në Kosovë, Dushi për Report Tv: Presim përgjigje brenda 72 orëve

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë kërkuar rinumërimin e votave në të gjithë vendin.

Kërkesën e tyre këto tre bashki e kanë paraqitur në Zgjedhor për Ankesa. Betim Gjoshi, përfaqësues i PDK-së në KQZ ka thënë për “Gazeta Blic” se kanë dërguar dëshmi në PZAP ku pretendojnë se janë bartë votat tek subjektet e tjera sidomos tek minoritetet.

“Kemi kërkuar të na kthehet rezultati zgjedhor, kjo për arsye të defekteve që ka pasur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lënë një rubrikë mangët dhe na janë bartë votat tek subjektet e tjera sidomos minoritare. Kemi kërkuar për të kthyer rezultatin në nivel vendi. Kemi kërkuar ose rinumërim ose kthim rezultati përmes procedurave që janë rreth numërimit dhe rezultatit”, tha ai.

Ndërkohë në një lidhje telefonike për Report Tv Përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Florian Dushi  ka thënë se në procesin e numërimit ka patur mbi renditje dhe gabime teknike. 

"Komisionerët kanë bërë mbi renditje. Kjo ka bërë shkrim të pa saktë të votave. Në sistemin e të dhënave konsiderojmë se nuk është korrekt pasi shënimi nuk është korrekt në formularë. Në formularin e përputhjes se rezultateve por në njërin subjekt mungon vendi për të shënuar rezultatin e tij. Kështu janë shënuar për të parin nga subjekti i dytë. Dhe kështu kur merren formularët dhe mund të futen gabimisht. Nuk është në pyetje vetëm LDK por procesi zgjedhor dhe besueshëmria. Përmes rinumërimit të nxjerrim rezultatin korrekt dhe që nuk mund të kontestohet nga askush. Nuk e di cili është niveli i gabimeve që ka ndodh ka gabime me përshkrimin e sakta të votave. Të korrektohet kjo dhe pastaj impakti në rezultatin final. Në kemi dhënë ankesën mbrëmë dhe presim përgjigje brenda 72 orësh. Ne kemi ofruar prova që përmbajnë të njëjtin gabim. Paneli nuk ka asnjë problem që të bëj këtë gabim. Është veprim teknik. Ne kemi traditë respektive për këto institucione, ne duhet të presim të mbyllet si proces më pas për koaliconet. Të shohim vendimin që pres të jetë pozitiv për ankesën tonë. Do të shohim sa vendvotimi duhet të rinumërohen. Kjo do të shtynte shpalljen e rezultateve." ka thënë Dushi për Report Tv.

Edhe zëdhënësi për media i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka konfirmuar diçka të tillë duke thënë se nga 840 mijë vota janë 40 mijë vota të pavlefshme dhe prandaj kemi kërkuar rinumërim të votave.

Ndërsa anëtari i Kryesisë Qendrore të NISMA-së Socialdemokrate, Xhevdet Smakiqi ka theksuar se ka pasur një defekt teknik me formularët nga KQZ-ja dhe për këtë arsye kanë bërë ankesë në PZAP.

“Koalicioni NISMA-AKR-PD ka bërë ankesa që janë të regjioneve të ndryshme dhe vendvotimeve të ndryshme. Gjithashtu kemi ushtruar një ankesë që ka të bëjë me një lëshim teknik por që ka efekte të mëdha në saktësinë e numërimit të votave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, është fjala për një formular që KQZ ka lëshuar në përdorim. Në kemi jemi ankuar tek PZAP, që KQZ ta pezullojë numrin e votave për shkak të këtij formularin me defekt dhe të bëhet rinumërimi i të gjithë votave në nivel vendi” ka thënë Smakiqi.

Pas numërimit të 98.47 për qind të votave, PDK-ja është e treta në renditje me 21.25 për qind apo 167402 vota. VV-ja me kandidat për kryeministër, Albin Kurtin prin me 25.51 për qind, ndërsa LDK-ja ka 24.82 për qind.

Kandidati për Kryeministër Albin Kurti pas numërimit të votave deklaroi se do të shtrinte dorën e bisedimeve për një koalicion të mundshëm me LDK.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 08/10/2019 14:58

    Popullit nuk eshte mire t'i thuhet keshtu,Te tille jane disa nga veprimtaret partiak e shteteror,Jo Populli,mesuesi yne I madh.Kujdes ne eprbaltjene vetevetes e sidomos perbalt jen e popullit per shkak te disa veprimtareve te zgjedhur me padrejtesi e nga moskujdesi.

    Përgjigju
  • Shqipëri e madhe: 08/10/2019 13:13

    Hahahahahahahahaha jo po jo ju në Kosovë janë ndryshe, një Mut jemi njësoj andej dhe këtej kufirit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!

Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!