Zgjedhjet në Kosovë, fiton Vetëvendosje, por i duhet koalicion, Kurti: Erdhi dita të hapim kapitull të ri

Zgjedhjet në Kosovë, fiton Vetëvendosje, por i duhet koalicion, Kurti: Erdhi dita të hapim kapitull të ri

Festa e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë pas fitores në zgjedhje

PRISHTINE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u zhvilluan dje. Kështu shprehet zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se rezultatet e deritanishme janë preliminare dhe se zyrtaret do të publikohen shumë shpejt. Në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, pra nga numërimi i 95.88% e votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197,966 vota ose 25,79%. E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%. Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave. Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Albin Kurti foli në orët e para të ditës së sotme si kryeministër i ri i Kosovës duke i bërë ftesë për koalicion Vjosa Osmanit nga LDK-ja. Kurti tha se ftesa do të zyrtarizohet paraditen e sotme.

6 tetori i vitit 2019 e shënon fillimin e entuziazmit të tretë në vendin tonë e për popullin tonë. Entuziazmi i parë ishte ai i çlirimit të vitit 1999, i dyti ishte ai i shpalljes së pavarësisë më 2008 e tash tetori 2019 është entuziazmi i tretë. Është vala e re që do ta forcojë republikën tonë e do t’i japë hov zhvillimit e barazisë për të gjithë juve. Ju sot keni votuar për ta shpëtuar shtetin tonë nga kapja e që s’lejuan që drama e kapjes të ketë fund tragjik. Hapim kapitull të ri me faqe të bardhë e zemër të ngrohtë.

Në qeverisjen tonë, s’ka hajna. Hajnat do të luftohen, hetohen, gjykohen e dënohen kudo që janë. Jeta e ndershme do të jetë e kollajshme, jeta e kriminelëve do të jetë e vështirë deri në humbje të lirisë. Ne kemi humbur shumë kohë në këto 20 vjet. Sa mundësitë ishin të shpërdoruara. Sa shanset e shkuara huq, por tash erdhi dita për ju qytetarë të Kosovës. erdhi dita për ju popull i dashur pa dallim a jeni nga fshati a qyteti, burrë a grua, të gjithë jeni të barabartë para ligjit e do të fitoni shansin të jetoni ndershëm e me meritë nga puna juaj. S’do të ketë njerëz që pasurohen as brenda natës as brenda javës. Premtimet tona do t’i përmbushim. Zotimet tona do t’i përmbushim sepse do t’u shërbejnë juve” tha Albin Kurti.

Ndërkohë që PDK-ja ka pranuar humbjen dhe tashmë do të jetë në opozitë. Sipas këtyre rezultateve, gjithmonë paraprake, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 30 deputetë nga 120 që janë në total, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 29 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës pritet të ketë 26 deputetë, koalicioni AAK – PSD 14 deputetë, ndërsa NISMA nëse e kalon pragun pritet të ketë 6 deputetë.

Ndarja e qyteteve në bazë të rezultateve të zgjedhjeve:
VV – Gjilan, Kaçanik, Kamenicë, Obiliq, Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Hani i Elezit
LDK – Dragash, Istog, Fushë Kosovë, Lipjan, Pejë, Podujevë, Suharekë, Viti
AAK-PSD – Deçan, Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik
PDK – Drenas, Mitrovicë, Skenderaj, Shtime
Nisma-AKR-PD – Malishevë
KDTP – Mamushë
Lista Serbe – Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillugë, Partesh, Kllokot, Mitrovica e Veriut

Votimi-numërimi dhe deklaratat politike- Lexo ketu cfare ndodhi dje ne Kosovë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:33
Përfundon numërimi në Malishevë: Nisma në avantazh, ja sa vota morën partitë e tjera

Nisma nuk ka arritur të mbahet fort as në bastionin e saj të vetëm,  Malishevën, ku janë numëruar 100 për qind e votave. Nga 21.625 vota, Nisma e Fatmir Limajt ka marrë 7383 vota, që në përqindje i bie 34.94, raporton Gazeta Express.

Edhe pse koalicioni Nisma – AKR prin me numrin e votave në komunën e Malishevës, Limaj nuk ka arritur që të bëjë diferencë të madhe në bastionin e tij. Votat janë shpërndarë edhe në parti të tjera.

E dyta në rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ’ja për Malishevë del të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 4825 vota ose 23.49 për qind.

LDK’ja është e treta me 19.69 për qind, ndërsa e katërta është Lëvizja Vetëvendosje me 12.91 për qind.

Koalicioni AAK – PSD  ka marrë 7.01 për qind të votave në Malishevë.

Në nivel vendi janë numëruar 98.15 për qind e votave, e në rezultatet e deritanishme prin Vetëvendosje me 25.56 për qind të votave, e pas saj është LDK me 24.87 për qind të votave.

Ora 10:21
Kurti: Prej mbrëmë ka shpresë, tashmë është koha për punë

Kryetari i LVV, Albin Kurti ka reaguar sërish për rezultatin pozitiv që mori në zgjedhjet e zhvilluara dje në Kosovë. Si kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se tashmë prej mbrëmjes së djeshme për Kosovën ka shpresë.

Ndër të tjera Kurti ka falenderuar të gjithë votuesit që kanë mbështetut Lëvizjen Vetëvendsja. Në fund Kurti shkruan se tani është koha që të punohet por së bashku me qytetarët. Për sa u përket punëve të vështira që e presin në detyrën e re, Kurti ka thënë që i shtohet vullneti për ti zgjidhur.

Reagimi i plotë i Kurit:

Mirëmëngjes të dashur qytetarë,

Prej mbrëmë ka shpresë. Sepse dje pati guxim. Ju votuat masivisht duke bërë që opozita e deridjeshme të korrë fitore bindëse. Ndryshimi ndodhi. Dhe, jo vetëm kaq. Populli vendosi që këtij ndryshimi i prin dhe do t’i prijë Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Të gjithë ju që keni votuar dje u jam falenderues që keni kryer detyrën qytetare e obligimin demokratik në një kohë të vështirë siç është kjo që po kalojmë dhe në një vend të dashur siç është Kosova jonë.

Të gjithë ju që keni votuar për ndryshimin, e sidomos për VETËVENDOSJE!-n, u jam mirënjohës për vetëdijen e lartë dhe ndërgjegjen e thellë për ta shpëtuar republikën tonë nga zvetënimi i mëtutjeshëm.

Qytetarët folën me votën e tyre. Ata ndërhynë masivisht në skenën politike në mënyrë që drama kosovare e shtetit të kapur të mos ketë fund tragjik. Urtësia e popullit tonë në çastet vendimtare ishte asgjë më pak sesa fantastike.

Tash, ne duhet të punojmë. Ama sërish bashkë me qytetarët. Kurrë anash apo prapa qytetarëve. Bashkë, gjithnjë.

Punët e vështira që na presin vetëm sa ma shtojnë vullnetin. Ato nuk kanë llogari me neve, me juve, me mua.

Sepse: Erdhi dita!

Ju falemnderit të gjithëve dhe secilit.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shk: 07/10/2019 19:27

    Bravo VV

    Përgjigju
  • redi: 07/10/2019 16:53

    Mos ka ardhur koha qe Shqiperia te ndjek ndryshimet ne Kosove ku lider dhe parti te reja larg kesaj kaste te korruptuar te udheheqin ate. E reja njell shprese dhe optimizem.Partite ekzistuese shqiptare e kane mbyllur ciklin e vet per 30 vjet duke mos dhene ate ndryshim qe enderronte cdo shqiptar

    Përgjigju
  • Gege kosova: 07/10/2019 14:29

    Mos banalizoni,injoroni çlirimin e Kosoves,Dita e Kosoves erdhi me 10 Qershor 1999.Fitorja e LVV edhe vetem nje ofrim mundesie-besimi LVV qe te provoje per nje qeverisje dnryshe,meund te thuhet, me te mire,me te drejte e me te begatshme per populli,mesuesin tone te madh.

    Përgjigju
  • Proka: 07/10/2019 14:12

    Urime VV, Urime Albin, vizioni yt eshte shume i nevojshem ne kohen e tanishme,me ne fund erdhi dita te shofim pakez drite ne fund te humneres qe e shkaktuan PDK se bashku me AAK,Nisma e AKR.

    Përgjigju
  • Agim Cupja: 07/10/2019 10:35

    Nese nje vend bie ne populizem, atehere ai eshte nje vend qe do te deshtoje! Kosova reagoi, por reagimin e pati ne nje forme alla Syriza ne Greqi, Populizmi kur hipen ne pushtet do te jete dhe me i eger ne abuzim sesa ata qe ishin deri dje! Urime Albin Kurtit, por Kosova nuk eshte nje vend i cili mund te mbaje mbi vete peshen e drejtimit personal te dikujt, thjesht do te diktohet nga te tjere!

    Përgjigju
  • Valter: 07/10/2019 10:05

    Fitorja e VV-s eshte me rendesi shume te madhe por popullin e Kosoves,sepse e ka ndalur Hashim Thaqin..damin qe ka bere Thaqi per popullin e Kosoves per keto 20 vite as Turqia Otomane nuk ka bere per 500 vite as Serbia per 100 vite me radhe..Eshte instalue logjika tek votuesit qe po punove keq..shkon ne shtepi..dhe rikthehesh ne bujqesi dhe blegtori ku dhe perket..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat