PD-LSI djegin mandatet/ Ferhati: Vendim i papërgjegjshëm, një blof i opozitës për të marrë pushtetin në tavolinë

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati dhe analisti Ben Andoni ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve në  Report TV ku folën për vendimin e opozitës së bashkuar për djegien e mandateve të deputetëve.

Deputetja socialiste e cilësoi vendimin e opozitës një bojkot të rradhës, që sipas saj cënon hapur demokracinë e vendit dhe pengon ecurinë e refomave që i hapin vendit hapjen e negociatave dhe rrugën e integrimit  të vendit në Bashkimin Europian.

Sipas deputetes Ferhati kërkesa e opozitës për një qeveri tranzitore, është një blof që luhet nga ana e saj, në mungesë të plotë të përgjegjësisë para qytetarëve që u kanë dhënë votëbesimin e tyre dhe që më qëllimin e vetëm për të marrë pushtetin në tavolinë , përmes një gare të pandershme.

Mungesa e opozitës në Parlament është bërë pengesa kryesore për reformën zgjedhore. Ky është një nga ato raste që tregon që jo vetëm prishin imazhin e personazhit politik por edhe për pengimin e reformave në vend. Me një mungesë të pjesëmarrjes së opozitës në parlament nuk do të mund të sigurohet kuorumi i duhur në parlament në votimin . Qëndrimi i mbajtuar ,është i rrezikshëm , një bllof për të marrë pushtetin në tavolinë,pasi opozita kontrolloi dhe menazhoi vetë zgjedhjet e parlamentit dhe humbi zgjedhjet e 2017. Vetë opozita i njohi vetë zgjedhjet si të rregulta dhe më pas i  kundërshtoi , duke bojkotuar në forma nga më të ndryshmet. Prandaj kjo , e sotmja e opozitës 4 muaj para zgjedhjeve vendore është vetëm një lojë që ajo po ndjek, një kërcënim për të marrë pushtetin në tavolinë. Zgjedhjet janë një garë, dhe opozita le ta përdorë arsenalin e tyre,  të alternativës që ato japin për të bindur popullin me mjete demokratike për marrjen e votës por jo ta çoj vendin në një ngërç politik. Bojkoti opozitës absurd, nuk ka kushte për të patur një qeveri tranzitore pasi opozita ka frika se nuk i fiton dot zgjedhjet. Partia socialiste nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për qëndrimet e papërgjegjshme të opozitës, apo pse opozita shqiptare kërkon të vrasë veten . PS nuk do të pranojë asnjë marrëveshje, as një pakt apo kusht  për të marrë pushtetin në tavolinë përveç .

Klotilda Ferhati, Deputete e Partisë Socialiste

"Jemi në kushtet e procesit, në pritje të hapjes së negociatave me BE ndërkohë që opozita në vend të mbajë një qëndrim konstruktiv, po mban një qëndrim denkostruktiv. Qëndrimi i opozitës është një papërgjeshmëri politike,situatë jologjike sepse nuk mund tregohesh i papërgjegjëshëm duke lënë mandatet duke rrëzuar kështu raportin e besimit mes qytetarëve që i zgjedhin dhe deputetit për mandatin që ai i ka dhënë populli. Është një shkelje e këtij besimi", u shpreh deputetja Ferhati.

Nga ana e tij edhe analisti Ben Andoni, u shpreh se me djegien e mandateve të deputetëve të saj opozita po mban një qëndrim gati absurd, pasi në kushte kur ndodhemi në prga të hapjes së negociatave opozita dhe liderët e saj përfaqaësues duhet të dinë të mbajnë një qëndrim sa më serioz përballë thirrjes së ndërkombëtarëve.

"Në një lexim të përgjishëm. Deklarata e ambasadës amerikane me raportet  e publikuara për situatën ku ndodhet vendi. Ndërkohë, me protestën e fundit , imazhi i Shqipërisë për fat të keq  ka marrë një goditje të fortë, një pengesë  dhe opozita besoj duhet të jetë e gatshme t'i dëgjoj thirrjet e ndërkombëtareve, dhe mendoj se do të dijnë t'i lexojnë thirrjet e tyre dukeditur të mbajnënjë  mbajnë një qëndrim serioz. Opozita në situatën ku jemi ka një zë shumë të sfumuar dhe për shkak  të mënyrës sesi kryeministri e ka bërë të vëshitë këtë në këtë situatë. Kryeministri ka mbajtur një qëndrim të papërshtatshëm dhe të rrezikshëm që e ka lodhur opozitën .  Pasojat në këtë vend kaq të varfër janë shumë të mëdha. Të gjithë partirtë politike kanë një synim të marrin pushtetin në zgjedhje ,por të gjitha këto duhet të fitohen në mënyrë demokratike dhe opozita në këtë rast kërkon të fitojë kohë. Nuk mund të bësh politikë me situatën ku është Shqipëria, dhe përgjegjëse në kërtë rast është përveç opozitës është edhe partia në pushtet. Opozita vuan nga mungesa e një stature reale,  e cila t'i përfaqësojë, dhe fakti që ndodhin këto tregon që brenda partive drejtuese nuk ka një qëndrim të unificent" u shpreh analisti Ben Andoni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion