PD-në, e ka zënë halli i madh

PD-në, e ka zënë halli i madh

Lulzim Basha

Lulzim  Basha, nuk do ta kishte menduar kurrë, që do të vinte një ditë që karrigia  e  tij e kryetarit të Partisë Demokratike, të ishte në rrezik të madh, dhe kjo jo nga Rama, por nga organizuesi i mitingut të 2 Marsit. Realisht Lulzimi është në hall të madh, pasi  ai gjendet sot nën pabesinë e Doktorit, dhe trysninë e Ilir Metës. Lëvizja e tij me “letra ambasadores” dhe rikthimi tek “Babalja” tregojnë hapur ankthin e Lulzimit, dhe hallin e madh që ka mbërthyer jo  vetëm atë, por gjithë Partinë Demokratike. Pas 2 Marsit, kredencialet dhe “aksionet” e Lulzimit  tek Doktori (që akoma ka fuqi urdhëruese në atë parti) janë ulur ndjeshëm, edhe pse ai  po përpiqet të nisë turin e pranverës, duke dashur të sqarojë  dëshpërimisht bazën e boshatisur të partisë. Vajtja  e Lulzimit në Shkodër, jo vetëm ka ndezur zemëratën e atyre pak demokratëve që kanë mbetur atje, por ka nxitur më shumë urrejtjen  ndaj partisë, e cila sipas tyre “nuk është në gjendje të organizojë  jo vetëm strukturat, por as mitingje kundër qeverisë”.

Partia  Demokratike ka rënë në  hall vërtetë të madh. Doktori  në heshtje, por dhe në distancë, po pergatit dukshëm  largimin e Lulzimit. Thuhet se “brënda pak muajsh do të mblidhet Kuvendi  për të realizuar zgjedhjen e kryetarit të ri”, por gjithsesi Lulzimi mbetet “shpresëplot” se do t’ja dalë. Ajo ç’ka  po ndodh realisht mes Doktorit dhe Metës, mund të përmblidhet në një fjali “ një mik i mirë në ditë të vështirë”. Dhe realisht ata të dy gjenden në ditë të vështira, dhe ndoshta Lulzim Basha do të jetë “gjahu” i betejës dhe produkti  i miqësisë së hershme, që bazohet mbi interesa të vjetra mes tyre. Futja  si  “pykë” mes Partisë Demokratike dhe borxhet e vjetra, kanë bërë që Ilir Meta të shihet si rreziku  kryesor i asaj force politike në zgjedhjet e ardhshme. Askush nuk e beson, se Meta ka shanse dhe fuqi të mundë Edi Ramën, në betejën e nisur, e cila sa vjen dhe bëhet edhe më e ashpër.

Letra e Metës drejtuar Brukselit , duke kërkuar  rishikimin (apo pengimin) e hapjes së negociatave me BE, mbetet për shumicën e sejmenëve dritëshkurtër të SHQUP-it, “një  goditje e madhe ndaj qeverisë Rama”, ndërkohë  që ka zëra, që nuk e mbështesin, dhe e quajnë “kurth që kërkon të godasë  dhe të bëjë ortak  në skandal  edhe Lulzim Bashën”. Por edhe letra e nisur  për  ambasadoren e SHBA  zonjën  Kim, ku “viktimizohet  Babalja dhe ish-deputeti Salianji”, mbetet jo vetëm papjekuri  politike e Lulzimit, por dhe tentativë e dështuar për të njollosur qeverisjen dhe  sistemin e ri  të drejtësisë. Loja dhe “lufta” me letra bakalli, nuk mund  ta dëmtojnë as imazhin e vendit, por dhe nuk mund të pengojnë procesin e reformave, që mbështeten fuqishëm nga SHBA dhe BE. Gjithçka ka mbetur nga “beteja” e Ilirit për të “mbrojtur Kushtetutën” , është halli i madh që ka pllakosur Partinë Demokratike.  Ajo sot gjendet në udhëkryqin më të rrezikshëm të saj, edhe për faktin se jo  vetëm miku i  Ilirit (Doktori)  por edhe baza e saj e shterruar po  bëhen lolo në duart e një presidenti  në ikje, që në konferenca  shtypi  mbeti duke  treguar  “vijën e kuqe” të cilën ai ka kohë që e ka shkelur bashkë me ligjet e këtij vendi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 07/03/2020 22:34

    Bobo u u be Lelezimka me keq se Vrenozi ketu ne Koece qe ta by.... gjirhe Kullehiri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai