PE diskuton për Shqipërinë, Calavera: Vijoni dialogun për Reformën Zgjedhore, plotësimi i kushteve i rëndësishëm

PE diskuton për Shqipërinë, Calavera: Vijoni dialogun për Reformën Zgjedhore, plotësimi i kushteve i rëndësishëm

Kryetarja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera

Parlamenti Evropian gjatë mbledhjes së sotme ka zhvilluar diskutime për situatën aktuale në Shqipëri nën drejtimin e David McAllister. Në diskutime kishte komente pro dhe kundër vendit tonë në lidhje me shembjen e Tetarit Kombëtar, Reformën në Drejtësi, krimin në vend apo Reformën Zgjedhore.

Kryetarja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera, shprehu keqardhje për shembjen e Teatrit Kombëtar,  duke theksuar se duhet të ruhet trashëgimia kulturore.

Në lidhje me Reformën Zgjedhore, Calavera tha se palët politike duhet të vijojnë më tej me dialogun mes tyre për të çuar përpara reformën. Calavera tha se fjala e ambsadorit të BE-së Luigi Soreca në lidhje me Reformën Zgjedhore është ajo çfarë Parlamenti Europian ka shprehur.

''Për shembjen e Teatrit Kombëtar, na vjen keq për atë akt dhe kërkuam që të kishte dialog. Ne vijojmë të bëjmë thirrje se duhet të ruhet trashëgimia kulturore por gjithashtu duhet edhe të zbatohet ligji. Shqipëria duhet të avancojë edhe më tej në dialogun për të vijuar përpara me reformën zgjedhore. Ajo që shpreh delegacioni ynë në Tiranë është ajo që ne duam. Presim që të diskutojmë në Këshill për sa i përket këtyre pikave që Shqipëria duhet të përmbushë. Për çështjen e Reformës në drejtësi, duam të shikojmë një staf shumëngjyrësh. Jemi duke mbështetur Shqipërinë për ripërtëritjen e ekonomisë. Kushtet janë shumë të rëndësishme që të plotësohen", u shpreh ajo.

Raporteri David Lega tha se qeveria tregohet shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me trafikantët e derisa ky raport të ndryshojë, BE nuk mund të hapë negociatat me Shqipërinë. Ai gjithashtu theksoi se Shqipëria duhet të plotësojë15 kushtet që të nisë negociatat.

Eurodeputetit gjerman Bernhard Zimniok i cili në mbledhjen e Parlamentit Europian shprehet se duhet që të ndalohet dërgimi i parave në Shqipëri, duke theksuar se integrimi i Shqipërisë në BE mund të hap probleme në union. Ai thekson se nëse Shqipëria hyn në union, shtetasit shqiptarë kanë një tendencë të madhe për t'u larguar nga vendi e për të punuar në shtetet evropiane.

"Nuk mendoj se do të gjendet një zgjidhje në Shqipëri, boll e ndihmuam, nuk duhet të dërgojmë më shumë para në Shqipëri, t’i mbyllim negociatat dhe të kuptojmë se duke futur Shqipërinë brenda BE do të sjellë probleme", shprehet Zimniok.

Kurse Michael Gahler përmendi Dosjen "184" dhe  "339" për të treguar se zyrtarët e lartë duhet të dalin përpara drejtësisë.

“Lufta kundër krimit të organizuar dhe hetimi i kujtdo që është përfshirë në shitblerjen e votave janë 2 nga 15 kushtet e BE që Shqipëria duhet të përmbushë përpara nisjes së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit”, tha eurodeputeti Gahler.

Kujtojmë se më 19 qershorPD-ja tha se PE kishte miratuar amendamentin e Grupit të Partive Popullore Europiane me 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes në Konferencën Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare, por që kryeministri Rama e mohoi duke ironizuar se kush kapet pas 15 kushteve do të mbetet në opozitë.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit të mbajtur më 9 qershorRama tha se procesi i integrimit kërkon shumë energji dhe bashkëpunim mes nesh, të gjitha palëve, objektivi është ende larg, por Shqipëria ka bërë shumë hapa përpara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
Diskutimi në PE, Kërpaçi: Futja në BE, integrim i aspiratave, ëndrrave e zhvillimeve të shoqërisë sonë

Pas diskutimit për Shqipërinë në PE, ka ardhur reagimi  edhe i ish-deputetes së LSI-së Floida Kërpaçit. Ajo është shprehur se vendimi i datës 19 qershor i Parlamentit Europian, ishte një vendim historik që i dha një shuplakë të fortë arrogancës, keqqeverisjes dhe propagandës së qeverisë Rama. Kërpaçi theksoi se integrimi i Shqipërisë në BE është një integrim i aspiratave, ëndrrave, zhvillimeve dhe veprimeve të shoqërisë sonë, në kulturën e mendësisë demokratike që karakterizon shoqëritë e shteteve europiane.

Postimi i plotë i Kërpaçit:

15 Kushtet e BE-së si nevojë për të risjellë shpresën e të rinjve tek Shqipëria. Në vitin 2009 ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit që Shqipëria ka nënshkruar me vendet e Bashkimit Europian, por 11 vjet më vonë vendi ynë mbetet shumë larg realizimit të standardeve për integrimin europian. Egoja për pushtet personal e kësaj qeverie ka bërë që ata të harrojnë shqetësimet dhe kërkesat reale të qytetarëve, të të rinjve dhe të rejave të vendit, duke i vendosur mbi shpatulla pesha shumë të rënda që qytetarët nuk i meritojnë.Vendimi i datës 19 qershor i Parlamentit Europian, ishte një vendim historik që i dha një shuplakë të fortë arrogancës, keqqeverisjes dhe propagandës së qeverisë Rama.
Vendimi i PE, dënoi ashpër deklaratat dhe sjelljen e kryeministrit për të refuzuar përgjegjësinë për 15 kushtet që janë thelbësore për Integrimin Europian. Ndonëse kryeministri shpresonte të përdorte Konferencën e parë ndërqeveritare për PR-in e radhës me ndërkombëtarë, ku edhe pse pa asnjë rezultat konkret do të propagandonte rezultate marramëndëse, 532 votat ''Rama Ik'' të eurodeputetëve jo vetëm refuzuan uljen në tryezë me Ramën pa përmbushur detyrat, por kanë krijuar një realitet politik të ri në Shqipëri, që do të prodhojë ndryshim të qeverisjes dhe afrojë më shumë me familjen europiane.Integrimi i Shqipërisë, më shumë se sa një plotësim dhe anëtarësim formal në familjen europiane, është një integrim i aspiratave, ëndrrave, zhvillimeve dhe veprimeve të shoqërisë sonë, në kulturën e mendësisë demokratike që karakterizon shoqëritë e shteteve europiane.E në këtë kontekst, të gjithë jemi të një mendimi, se më së pari kjo i takon të rinjve të sotëm të vendit, të cilët kanë jo vetëm dëshirat por dhe të drejtën të ndihen dhe të trajtohen të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre europiane.

Të rinjtë sot, kudo në çdo qytet të vendit, kanë sjellje me një qasje të qartë integruese, por natyrshëm ngrihet pyetja: a është edhe qeverisja që e ka për detyrë të përmbushë aspiratat e tyre, në të njëjtin krah me ta? A ia lehtëson kjo qeverisje me veprimet dhe vendimet e saj rrugën e gjatë europiane atyre? Fatkeqësisht, kjo nuk po ndodh. Sot qeverisja e pakicës së shqiptarëve, jo vetëm nuk po ja lehtëson këtë rrugëtim, por po ua vështirëson përditë e më shumë.Dhe në këtë kontekst, nuk kam parasysh vetëm 15 kushtet, që Parlamenti Europian i vendosi kësaj qeverie, ku duhet theksuar që për herë të parë, amendamente izoluese për një vend, votohen edhe nga eurodeputët liberalë, por kam parasysh ato mijëra pengesa që të rinjtë shqiptarë, bashkëmoshatarët e mi, kanë në çdo ditë të jetës së tyre.Pengesa, që ua vrasin ëndrrat, dhe vështirësojnë jetesën, duke i hedhur në skutat e panjohura të emigrimit, njësoj si prindërit e tyre në fund të shekullit të kaluar.E si mund të flasim për integrim europian, kur sot maturantët ndihen të tradhëtuar, dhe të nëpërkëmbur në një nga të drejtat e tyre për arsim cilësor dhe bashkëkohor. Si mund të krijojmë kushte integruese për këta të rinj, kur për të ardhmen e tyre merren vendime të tilla dashakeqëse?

Integrimi nuk është çështje thjesht burokratike e datave të samiteve, por është në rradhë të parë, qasje e veprimeve për ti bërë të ndihen europianë të rinjtë në vendin tonë, tu krijohen kushte dhe mjedis i lirë, për ti hapur rrugë integrimit real të tyre nesër.Integrimi është, krijimi i lehtësirave fiskale dhe ekonomike, që të rinjtë e sapodiplomuar, të zhvillojnë idetë e tyre inovatore, duke krijuar në vendin tonë, hapësira europiane të zhvillimit dhe prosperitetit ekonomik. Vetëm duke krijuar këto kushte për zhvillim europian në Shqipëri, më lehtë dhe vertetësisht do arrihet integrimi ynë.Nuk duhet të harrojmë, që shtimi i kushteve nga 5 në 15 është produkt i vullnetit të qeverisë për ta dorëzuar shtetin oligarkëve, interesave personale korruptive dhe pasurimit të një grushti njerëzish në kurriz të gjithë të tjerëve. Është ky qëllim i cili ka larguar dhe po largon mijëra të rinj nga vendi ynë dhe mos plotësimi i 15 kushteve na mban larg mundësive për një Shqipëri më të mirë.Pavarësisht sfidave, ne nuk duhet të rreshtim së besuari te Integrimi në BE si orientim strategjik dhe si rruga që i hap mundësi të reja rinisë shqiptare, në arsim cilësor, punësim të sigurtë e jetë me dinjitet dhe mirëqënie, këtu në shtëpinë e tyre. Kushtet e BE duhen parë jo thjesht e vetëm si një detyrim që duhen përmbushur para vendeve të BE-së, por si domosdoshmëri për të rikthyer besimin dhe shpresën e brezit të ri te potenciali që mbart vendi ynë.Integrimi sotëm i të rinjve, është garancia sovrane që nesër Shqipëria do të ketë si anëtare e Unionit Europian! Dashuria për vendin dhe vlerat europiane duhet të jenë udhërrëfyesit e politikës Shqiptare për të përballuar me sukses sfidat e së ardhmes

Ora 19:21
Diskutimi në PE, Kashahu: Marrëdhëniet BE-Shqipëri janë në pikën më të ulët gjatë këtyre 30 viteve

Pas diskutimit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ka reaguar Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Arben Kashahu duke theksuar se për herë të parë janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra kritike në lidhje me raportet BE-Shqipëri.

Ai shtoi se dy nga euro-parlamentarët, anëtarë të AFET propozuan që Shqipërisë t’i ndërpriten negociatat me BE-në dhe të ndalohet menjëherë ndihma financiare e BE-së.

"Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, në seancën e posacme për Shqipërinë për herë të parë janë artikuluar pozicione drastike me tone të ashpra kritike në lidhje me raportet BE-Shqipëri. Dy nga euro-parlamentarët, anëtarë të AFET propozuan që Shqipërisë “t’i ndërpriten negociatat me BE” dhe “të ndalohet menjëherë ndihma financiare e BE”. Europarlamentarë të tjerë e etiketuan Kryeministrin dhe qeverinë si “të ashpër me mediat dhe të lëmuar me kultivuesit dhe trafikantët e drogës”. Përpjekjet dhe kokëfortësia e mazhorancës për të ndryshuar ligjin për mediat u konsiderua “e turpshme”, ndërsa ri-mbjellja e Shqipërisë me kanabis “e papranueshme”. Shqipëria u konsiderua shprehimisht si vendi “më i korruptuar” në Europë. Mos-ndjekja penale e krimit elektoral dhe e politikanëve të mazhorancës të përfshirë në blerjen dhe manipulimin e votës dhe deformimit të vullnetit popullor është raportuar si zhgënjyese dhe është kërkuar të monitorohet me vëmendje të shtuar nga Komisioni Europian. Shembja e Teatrit Kombëtar u dënua njëzëri nga europarlamentarët dhe u kërkua “të investigohet ligjshmëria e këtij veprimi të qevrisë”. Është detyrë kombëtare të shpëtohet procesi i integrimit! Kjo detyrë fillon me largimin e kësaj qeverie euroskeptike", shkruan Kashahu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Magjari: 22/06/2020 21:42

    Rrofte Flamur Magjar Noka udherrefyesi per ne BE

    Përgjigju
  • Altin: 22/06/2020 20:38

    Eh moj Floida sa ka vjedh yt ate Fadajevi kur ishte shef komisariati, me ato leke u rrite , u shkollove ti dhe tani i jep mend rinise se shkrete qe punon ne call center si mund te ndryshohet Shqiperia.Ptuu rrace e ndyre e familje hajdutesh .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund