TIRANË- Ashtu siç kishte paralajmëruar që kur mori zyrtarisht detyrën, kryenegociatori për integrimin në BE, Zef Mazi ka zhvilluar një takim me presidentit Ilir Meta. Takimi nisi në orën 12:00 në ambientet e e Presidencës, e ndërsa ka zgjatur për rreth 1 orë.
Në fokus ka qenë çelja e negociatave me Bashkimin Europian, për të cilën kreu i shtetit tha se Mazi ka mbështetjen e tij të plotë në realizimin e kushteve, duke kërkuar të njëjtën gjë edhe nga palët politike.
"Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave. Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese. E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës. Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar", shkruan Meta.

Kryenegociatori Zef Mazi dhe president Ilir Meta
-
Po pse u takove me hajdutin,ai eshte tersi per ju dhe shqiptaret.Nuk i duhet askujt mbeshtetja e ketyre menxyrave, nuk i duhet askujt "agjenda" e ketij dinozauri te korrupsionit shqiptar, ai punon vetem kunder negociatave.
Përgjigju -
Per negociator mire do ishte Flamur Magjar Noka
Përgjigju -
Urime dhe respekte Z.Mazi ,sapo lexova CV Zef Mazi ne Wikipedia dhe munde te jete personi me i pergatitur qe ka sot shqiperia,.
Përgjigju -
zgjedhja e zotit Zef Mazi si kryenegociator per bisedimet me BE ,eshte nje hap i zgjuar i Ranes .Persobaliteti i Zef Mazit ,eshte ajo qe kerkon cdo shqiptar ne krye te shtetit.I afte ,i ndershem dhe mbi te gjitha qytetaria e tij qe dallon nga te tjeret.Urime zoti Mazi ,dhe te pafshim ne krye te shtetit shqiptar
Përgjigju -
Pome hajdutin Meta do hapesh negociata ti o negociator?
Përgjigju










Komente
Komento