TIRANE- Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnia-Herzegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, Eduard Kukan, është ndalur tek arritjet e bëra nga vendi ynë në kuadër të integrimit europian. Kukan ka përmendur si dy shenja të mira dhe premtuese realimin e zgjedhjeve parlamentare në 23 qershor dhe kalimin e pushtetit. Ndërsa ka ritheksuar rëndësinë e dialogut politik, ndërsa u shpreh se “parlamenti është një aktor i rëndësishëm në këtë proces”. “Në periudhën e fundit kemi parë disa shenja të mira dhe premtuese në Shqipëri sa i përket integrimit të saj në BE. Duke menduar se dialogu politik ka menaxhuar zgjedhje të mira, dhe kalimin pa probleme të pushtetit, këto janë predispozita shumë të rëndësishme për ta çuar procesin më përpara. Do të ketë një vendim shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, si dhe për reformat që duhen marrë më tej vendit sa i takon integrimit europian”, tha Kukan.

Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)