STRASBURG- Parlamenti Evropian (PE) i kërkoi sot Rusisë t'i japë fund përndjekjeve të ngritura kundër OJQ-së mbrojtëse të të drejtave të njeriut, "Memorial", fituese e çmimit "Sakharov" në vitin 2009.
Në një rezolutë të votuar në një maxhorancë të gjerë (529 vota pro, 57 kundër dhe 34 abstenim), Parlamenti dënoi kërkesën e formuluar nga ministri rus i Drejtësisë pranë Gjykatës së Lartë për të shpërbërë këtë organizatë.
PE-ja i kërkon ministrit të Drejtësisë të tërheqë menjëherë padinë e tij para datës së audiencës, që parashikohet më 13 nëntor.
Arsyet e kësaj përndjekje nuk janë bërë publike, por sipas OJQ-së, ministri kërkon ta shpërbëjë kërë strukturë që ka filiale në shumë qytete të Rusisë dhe që akuzon ministrin për flukse financiare të parregullta.
OJQ-ja "Memorial" u themelua në vitin 1989 nga ish-disidentë, për të ruajtur kujtimin e viktimave të represionit sovjetik. OJQ-ja më pas u fokusua në luftën kundër arbitraritetit të pushtetit rus./ATSH/