PE kundër liberalizimit të vizave
në Kosovë: S'u plotësuan kushtet

PE kundër liberalizimit të vizave<br />në Kosovë: S'u plotësuan kushtet
Komiteti LIBE i Parlamentit Evropian ka votuar kundër lëvizjes së lirë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në këtë seancë, raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, kërkoi nga kolegët e saj që të votojnë për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjatë diskutimeve në seancë është kërkuar që për Kosovën të shtyhet votimi duke qenë se nuk janë plotësuar kërkesat e parashtruara nga Komisioni Europian.

Kujtojmë se dy kushtet e vëna nga KE janë luftimi i korrupsionit dhe demarkacioni me Malin e Zi.

Kjo kërkesë nuk mund të merrej parasysh nga kryesuesi i seancës, meqë do të komplikonte procedurat. Por u tha se pa ju referuar vendimit, në rast se ai do të jetë pro liberalizimit të vizave nga shtetet anëtare, ai nuk do të hyjë në fuqi derisa të gjitha kriteret të konsiderohen të përmbushura.

25 vota kanë qenë pro, 24 kundër dhe 2 kanë abstenuar, por megjithatë LIBE refuzoi dhënien e vizave për Kosovën.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri