PE miratoi MSA-në për Kosovën
Lunaçek: Marrëveshje historike

PE miratoi MSA-në për Kosovën<br />Lunaçek: Marrëveshje historike
Parlamenti Europian ka miratuar këtë të enjte, marrëvëshjen e Stabilizim-Associmit mes Bashkimit Europian dhe Kosovës. MSA u miratua me 468 vota pro, 102 vota kundër dhe 81 abstenim. Ashtu siç pritej marrëveshja u kundërshtua, nga eurodeputetë të ekstremit të djathtë, kryesisht prej vendeve që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovws, si spanjollët e grekët. 

Duke përshëndetur votimin, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, e cili është po ashtu Raportuese në PE për Kosovën, ka deklaruar se kjo është një marrëveshje historike.

“Parlamenti Evropian ka dhënë sot dritën e gjelbër për marrëveshjen e BE-së me Kosovën. Kjo marrëveshje është një moment historik në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në dhe zhvillimin e saj si një shtet evropian. Për herë të parë, BE-ja dhe Kosova do të vendosin marrëdhënie kontraktuale, e që është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE. Një shumica votash në favor të kësaj marrëveshje jep një sinjal të rëndësishëm e pozitiv për qytetarët dhe ekonominë e Kosovës. Zbatimi i marrëveshjes do të ndihmojë institucionalizimin e procesit të reformave”, është shprehur Lunaçek. Sipas saj hapi rradhës për qytetarët e Kosovës, duhet të jetë liberalizimi i vizave.

Ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-së dhe Kosovës, u cilësua nga Presidentja Atifete Jahjaga, si një sinjal i rëndësishëm i mbështetjes që Kosova gëzon në rrugën e saj drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Ratifikimi i MSA-se nga PE e krijon një bazë të fuqishme institucionale dhe ligjore ndërmjet Kosovës dhe BE-së”, tha Jahjaga.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin