PE "pajton" PS e PD: Gati të 
votojmë rezolutën në Kuvend

PE votojmë rezolutën në Kuvend">
TIRANE - Pas 5 muajsh bojkot parlamentar të opozitës, ndërmjetësimi ndërkombëtar “pajtoi” më në fund dy forcat politike më të mëdha në vend, duke zgjidhur ngërçin politik të krijuar prej muajit korrik. Drafti i propozuar nga dy të deleguarit e Parlamentit Europian për kthimin e opozitës në Kuvend, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein tashmë është në tryezën e demokratëve e socialistëve dhe ka marrë dakordësinë e tyre për t’u votuar në formën e një rezolute parlamentare këtë të mërkurë në Kuvend. Çfarë parashikon drafti
 
Pas negociatave disa ditore me liderët e politikës shqiptare, dy eurodeputetët kanë dalë këtë të martë me një deklaratë të përbashkët në lidhje me ecurinë e bisedimeve. Ata vunë përpara përgjegjësisë të dyja forcat politike më të mëdha në vend për të zhvilluar dialogun politik në Kuvend, ndërsa vlerësuan dakordësinë e palëve për të pranuar propozimet e tyre rreth parimeve të të bashkëpunimit në parlament.  
 
Sipas dy eurodeputetëve, Shqipëria ka nevojë për dialog politik të qëndrueshëm dhe konstruktiv midis mazhorancës dhe opozitës, dialog i cili njëzëri theksohet prej tyre, se duhet të zhvillohet në parlament. Kjo deklaratë vjen si thirrje për opozitën dhe rikthimin e saj në jetën parlamentare. Sipas deklaratës së përbashëkt, palët politike kanë rënë dakord mbi propozimet e që eurodeputetët i paraqitën gjatë takime në Tiranë, në lidhje parimet e bashkëpunimit në Parlament.  Dy eurodeputetët deklaratë të përbashkët:PD e PS ranë dakord me propozimet tona
 
Menjëherë pas deklaratës së tyre, ishte nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili shprehu gatishmërinë për ta përkthyer në një rezolutë të Kuvendit tonë marrëveshjen e propozuar nga PE. Balla ftoi opozitën që të jetë e pranishme në seancën e së mërkurës, që është edhe e fundit për këtë sesion parlamentar, për ta votuar bashkarish. Megjithatë, deputeti socialist mori në konsideratë edhe mundësinë që opozita mund të mos kthehet në Kuvend të mërkurën, kur tha se mazhoranca do ta votojë pikë për pikë draft-marrëveshjen e Parlamantit Europian, edhe nëse opozita vendos të vijojë bojkotin dhe të mos i bashkohet seancës.

Por në një reagim zyrtar përmes një deklarate të shkruar, Partia Demokratike dha dritën jeshile për thyerjen e bojkotit, ku thekson se është e gatshme të fillojë bashkëpunimin për rezolutën e përbashkët parlamentare të hartuar nga negociatorët ndërkombëtare.Me kete deklarate, PD le të kuptohet se në seancën e fundit parlamentare të datës 24 do të jetë në parlament.

 Prania në Kuvend e opozitës është kthyer në domosdoshmëri tashmë, për shkak se afatet ligjore për skadimin e mandateve janë drejt fundit.Shkak për bojktotin u bë përplasja fizike mes 2 deputeteve të mazhorancës, Paulin Ndreu dhe Arben Ndoka me deputet demokrat Gent Strazimirit.

Balla: Jemi gati të votojmë pikë më pikë rezolutën...të mërkurën në Kuvend, me ose pa opozitën! 
“Në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste përshëndesim qëndrimin parimor të dy përfaqësuesve të dy grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Evropian, për ne deklarata e tyre është 100 % në linjë me qasjen parimore që parlamenti Evropian ka dhe që i takon tashmë kuvendit tonë ta mbështesë tërësish. Ne jemi gati  ta kemi këtë qëndrim parimor, një rezolutë të Kuvendi të Shqipërisë dhe ta votojmë që nesër së bashku me deputetët e PD në kuvend. Le të shpresojmë që PD është gati të kthehet në punë dhe të votojë bashkë me ne këtë rezolutë fjalë për fjalë siç është. Në pritje të reagimit të PD do të shohim mundësinë që sidoqoftë të votojmë nesër këtë rezolutë si shprehje të palëkundur të shumicës parlamentare në kuvendin e Shqipërisë”, u shpreh deputeti i PS-së Taulant Balla.

Zgjidhet ngërçi politik, PD-PS i bashkon në Kuvend rezoluta e PE

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli

Arabia Saudite trondit botën e futbollit, kërkon të blejë dy klubet legjendare të Premier League në Angli