Pedagogët e gazetarisë kundër agjencisë së medias së ngritur nga qeveria! Çela: Ulet transparenca! Bregu: Centralizohet lajmi

Pedagogët e gazetarisë e cilësojnë përpjekje për të ulur transparencën, krijimin nga qeveria të Agjencisë së Medias dhe Informimit, çka sipas tyre do të sjellë centralizim të informacionit.

Erlis Çela:Sa më I lartë të jetë kontrolli, aq më e ulët është transparenca.Me krijimin e kësaj agjencie, kryeministri po kontrollon komunkimin publik të ministrive, përpara se të flasin me publikun.Informacioni  që ka tbëj me qeverisjen i prek qytarët në mënyrë direkte Cënohet mardhënia me median, gazetarët vihen në  pozicion të vështirë.Krijimi i agjenecisë targeton më së shumti nëpunësit, mesazhi është që mos flasin pa u kontrolluar .

Zylyftar Bregu: Koncepti i lajmit  dhe informacionit në natyrë nuk i duron dot strukturën administrative.Pra, që në momentin që qeveria kërkon centralizim të informacionit,  kemi një problem. Media sot kërkon shpejtësi dhe centralizimi e pengon këtë shpejtësi  Është është një kontroll me dorë të fortë i aparatit qeveritar që kontrollon të gjitha nivelet, për hirë të së vertetës.

Erlis Çela e cilëson të gabuar heshtjen e opozitës përballë kësaj nisme të qeverisë, ndërsa e sheh me optimizëm se reagimi i gazetarëve mund të ndryshojë vendimin

Erlis Çela: Mos reagimi opozitës  është i pa kuptimtë, duhej një alarm i ngritur nga opozita, qëndrimi i tyre është i gabuar.Gazetarët kanë patur  suksese në reagimet  e tyre, në nisma të caktuara, sjellim rastin e kuvendit, rasti kundër shpifjes.kjo tregon që kur ka një argument për kundershtim, funksionon.

Ndonëse thekson se organizatat e gazetarëve duhet të ndërmarrin një reagim të menjëhershëm, Zylyftar Bregu nuk është optimist për rezultatet.

Zylyftar Bregu: Patjetër që duhet të kete reagim, Ka tek tuk reagim, por më situatën politike që jemi ne, nuk besoj që Kryeministri do të pyes për reagimin që mund të ketë, tashmë është vendim i këshillit të ministrave dhe nuk besoj se do të stepet nga ky vendim

Në mbledhjen e parë të qeverisë së re, Kryeministri Rama e cilësoi krijimin e Agjencisë së Medias si një platform që do garantojë më shumë transparence lidhur me punën e ministrave apo institucioneve në varësi të tyre.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/09/2021 22:23

    100% me gazetaret.

    Përgjigju
  • Lui: 21/09/2021 14:18

    Ju shume mire beni qe dilni kunder. Por meqe juve nuk dolet asnjehere te protestoni kunder abuzimeve te kolegeve tuaj, atehere detyrimisht vjen momenti qe te "mendoje" qeveria. Nuk u pa kurre nje gazetar te ngrihet e te flase per abuzimet e kolegeve, apo demaskimet. Apo te mblidhej ndonje grup gazetaresh e te bente nje projektligj e tua propozonte qeverive, shteti, ose parlamentit. Tani mbajeni..

    Përgjigju
  • Anila: 21/09/2021 13:58

    E ka vendosur lideri suprem, mbaroi ajo pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd