Pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë firmosur sot një deklaratë ku kërkohen ndryshime në ligjin për Arsimin e Lartë. Sipas kësaj deklarate ligji për Arsimin e Lartë është një ndër arsyet kryesore të problemeve që ka aktualisht Universiteti në Shqipëri.
Lista e firmëtarëve është publikuar nga Lëvizja për Universitetin, ndërkohë që mes firmëtarëve, bie në sy, emri i gruas së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Fatlinda Tahirit. Fatlinda Tahiri është pedagoge në këtë fakultet.
Deklarata e pedagogëve të Shkencave Sociale ku kërkohen ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë
Deklarata e pedagogëve të Shkencave Sociale ku kërkohen ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë, mes firmëtarëve edhe gruaja e Saimir Tahirit, Fatlinda Tahiri
Kjo deklaratë ku kërkohen ndryshime për ligjin e Arsimit të Lartë vjen në ditën e 16-të të protestës së studentëve para Kryeministrisë.(Lexo këtu) Paralelisht me protestën sot u zhvillua edhe një seancë e nxehtë plenare e cila u ndërpre pasi tensioneve në sallë, ku deputeti Endri Hasa qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama. (Lexo këtu).
Nga ana tjetër, ditën e djeshme, kryeministria publikoi ‘Paktin për Universitetin’, një platformë me 8 pika, ku garantohet përgjysmimi i tarifave dhe plotësimi i kërkesave të tjera të studentëve.