Pedagogët, protestë në të gjithë vendin më 5 tetor! Sindikata: Mos bëni presione e intimidime! Politika larg

Viti i ri akademik i parashikuar të nisë më 17 tetor rrezikohet nga bojkoti i pedagogëve, pasi kërkesa e tyre për rritje page nuk është marrë parasysh nga ministria e Arsimit e qeveria.

“Le të bëhemi këtë herë të gjithë bashkë në emër të misionit tonë akademik për ta bërë profesionin e pedagogeve të mirëpaguar. Ka qenë kjo thirrja që sindikata e punonjësve të pedagogëve u ka bërë të gjithë stafit për protestën e paralajmëruar të 5 tetorit.”

“Me datën 5 tetor ora 11, le të bëhemi të gjithë bashkë për të demonstruar se misioni ynë i përbashkët akademik nuk mbetet vetëm brenda mureve të auditorëve. Do të na duhet të jemi të gjithë bashkë jo thjesht për kërkesa ekonomike, por për një vlerësim dinjitoz të punës sonë. Ju bëjmë me dije se do të qëndrojmë fort për të konkretizuar kërkesat tona legjitime në vlerësim të dinjitetit profesional që ka për qëllim t’i shërbej vetëm të mirës publike larg interesit të politikës së ditës", tha Sandër Kovaçi.

Pedagogët kërkuan nga  krerët e institucioneve të arsimit të lartë që të mos ushtrojnë presion tek stafet për t’i penguar që të marrin pjesë në protestë.

“Ka pas shenja në mënyrë indirekte dhe direkte të kërkesave për të mos marr pjesë në grevë. Në këtë prizëm themi që të gjitha rangjet e drejtimit duhet të kenë parasysh këtë fakt se ka legjislacion që mbështet pjessmarrjen në greva apo protesta të tilla”, tha Sandër Kovaçi.

Pavarësisht se pedagogët kanë kërkuar që politika të nqëdrojë larg protestës së tyre deputetja e PL Erisa Xhixho ka dalë në mbështetje të tyre. Nëpërmjet një statusi në facebook, Xhixho ka kërkuar seancë urgjente me pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit për peticionin e pedagogëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:28
Pedagogët e Korçës të ndarë për protestë! Disa konfirmojnë pjesëmarrjen, të tjerët 'frikësohen' nga shkurtimet e personelit

1664804284_fannoli.JPG

Pas thirrjes së sindikatës së pedagogëve për protestë mbi pagat e personelit akademik, kjo situatë është pritur e ndarë në universitetin Fan Noli në Korçë.

Burime brenda këtij universiteti na bëjnë të ditur që ditën e sotme është zhvilluar një mbledhje pedagogësh disa orëshe në të cilën është diskutuar dhe pjesëmarrja ose jo në protestën që do të zhvillohet në Tiranë. Ata janë shprehur të ndarë për pjesëmarrjen.

Përfaqësues të sindikatës në qytetin e Korçës kanë konfirmuar mbështetjen për vendimin mbi pjesëmarrjen në protestë. Ndërsa pjesa tjetër janë shprehur se nuk do të marrin pjesë në të për shkak se dhe numri i studentëve në auditore është shumë i ulët dhe nuk është momenti që të kërkohet rritje page, pasi në atë situatë mund të ketë shkurtime të personelit.

Pedagogët e Universitetin ‘Fan Noli’ më herët kanë deklaruar kërkesat për rritje page, ndërsa sot ata shprehen të ndarë pasi janë të kushtëzuar nga numri i ulët i studentëve për të kërkuar më pas të drejtat e tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja