Pedagogu i Ekonomikut ja nis nga
 nota zero, studentët denoncojnë

Pedagogu i Ekonomikut ja nis nga<br /> nota zero, studentët denoncojnë
TIRANE - Në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një listë notash jo e zakonshme e një prej provimeve në fakultetin Ekonomik në Tiranë. Lista është publikuar nga studentët ndërsa ajo që vihet re është se “pedagogu” e nis vlerësimin nga nota zero, njësh, dysh, tresh etj si dhe pjesa më e madhe e studentëve rezultojnë mbetës.

“Doja të ngrija një problem në lidhje me pedagogët e Fakultetit te Ekonomise ne Universitetin e Tiranes. Cdo sezon eshte e njejta pamje, si ne fotot e meposhtme, ne lenden e Kontabilitetit Financiar. Doja te dija a i kontrollon njeri keta superpseudopedagoge? Si matet mesimdhenia e tyre? Sa me shume te ngelesh aq me i afte je ne punen tende? Jam studente e sistemit 4 vjecar dhe per kete provim (qe sbesoj se do me hyje ne pune, pasi ekonomisten po e bej edhe pa e marr si lende) mua dhe qindra te tjereve na hidhet posht 1 vit shkolle... Diploma ime ne fund konvertohet ne Bachelor, pasi une te shlyej kete lende dhe disa te tjera qe jane futur me programin e ri. Pra jap provime te barazvlefshme me mbi 200 kredite dhe marr nje diplome te barzavlefshme me 180 kredite. Ajo kohe qe ne kemi humbur duke vajtur cdo dite ne shkolle, ato leke qe kemi paguar per te marre kete pseudosherbim nga Universiteti kujt duhet tja kerkojme? Ju lutem ju bej thirrje gjithe studenteve qe per 1 ose 2 provime u digjet diploma te ngrihen e te kerkojne te drejtat e tyre. Te kerkoj dhe dikush llogari te keta pseudopedagoge pse eshte kaq e ulet perqindja e studenteve qe kalojne ne lenden e tyre...
P.s ju lutem moralisteve qe do thone te mesoje, qe jo te gjithe jemi te 10 ka dhe studente te 5-9...” kanë shkruar studentët në rrjetet sociale.


lista e notave

lista e notave

lista e notave

Kjo nuk është hera e parë që ndodh ky fenomen pasi edhe më herët nga studentët e ekonomikut është ngritur ky shqetësim.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin