Pediatria e re e Tiranës drejt përfundimit, Manastirliu publikon fotot: Spitali më modern dhe miqësor për fëmijët

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar disa foto nga Pediatria e re e Tiranës, që do të jetë së shpejti një spital modern për fëmijët.

"Pediatria e Re e Tiranës do të jetë së shpejti spitali më modern dhe miqësor me fëmijët, me standardet më të larta", shkruan Manastirliu krahas fotove.

Godina e re ka përfunduar dhe janë vendosur disa nga aparaturat. Ky investim do të rris kapacitetet e pediatrisë dhe do të vendos një standard më të lartë shërbimi. Praktikisht kjo është një godinë tërësisht e re, që lidhet me godinën tjetër, e cila po i nënshtrohet gjithashtu rehabilitimit.

Ky investim përfshin rikonstruksionin e plotë të kompleksit të Spitalit Pediatrik, që përbëhet nga dy godina, Pediatria e Specializuar dhe Pediatria e Përgjithshme, ku do të ketë sallën e Urgjencës, Reanimacionit dhe Kirurgjisë Pediatrike me katër salla operacioni.

Investimi në Pediatrinë e Tiranës është pjesë e investimeve madhore për modernizimin e QSUT, bashkë me Spitalin e ri të Kirurgjisë dhe Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    BE heq kufizimet dhe pak raste ditore, a mendoni se mbaroi pandemia në Shqipëri?

Komento

Komente

  • One: 09/05/2021 09:52

    Ndertesa dhe aparaturat shume mire. Do ndikoj kjo ne rritjen e “pazarit” nga doktoret dhe infermieret?

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Frrok Çupi në Repolitix: Berisha 'tirani' i fundit në Ballkan, pas Millosheviç dhe Izetbekoviç, prandaj është e vëmendshme Amerika