Pedofili anglez shembullor në
burg, gjykata i ul 45 ditë nga dënimi

Gati dy vite e gjysmë nga ulja e dënimit me 45 ditë ditë burgim, pedofili anglez i akuzuar nga prokuroria e Tiranës për marëdhënie seksuale me fëmijë, ka fituar sërish uljen e dënimit me 45 ditë.

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e shtetasit anglez, për t'i ulur dënimin me 20 vite burg të marrë në vitin 2009. Referuar dinamikës së vuajtjes së dënimit të paraqitur për shqyrtim, datë 25 prill 2016 paraqitur nga përfaqësuesi i insititucionit , kërkuesi ka vuajtur gjithsej 13 vjet 11 muaj e 7 ditë burgim, duke i mbetur për të vuajtur edhe 6 vjet e 23 ditë.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës është mbështetur mbi një raport-vlerësimi të bërë nga juristët e burgut, të cilët thonë se: “…ka shfaqur sjellje pozitive duke mos paraqitur rrezikshmëri shoqërore dhe duke ndikuar në ruajtjen e klimës së sigurtë në institucion. Shfaq aftësi të mira të menaxhimit të vetes, të racionalitetit në vendimmarrje dhe të një komunikimi efektiv, në situata të ndryshme frustruese në institucion. Nuk ka kryer dhe nuk ka marrë pjesë në akte apo veprimtari, të cilat cënojnë qetësinë dhe sigurinë në LE.V.Penale 302, si dhe nuk është përfshirë në rebelim (revoltë) brenda LE.V.Penale 302, apo në LE.V.P-të e tjera. Ka aftësi të mira dhe është i motivuar të ndërtojë marrëdhënie ndërpersonale pozitive me të tjerët. Etika e komunikimit me punonjësit e institucionit është korrekte, duke ndikuar në krijimin e marrëdhënieve pozitive në nivel reciprok dhe duke lehtësuar ushtrimin e detyrës prej tyre. Gjatë vuajtjes së dënimit ka manifestuar sjellje korrekte dhe tolerancë në marrëdhënie me bashkëvuajtësit. Nuk ka kryer veprime të cilat cënojnë liritë dhe të drejtat e të burgosurve të tjerë, të tilla si: sulm apo kanosje, dhunë fizike apo seksuale, manipulim apo viktimizim të të tjerëve, apo edhe sjellje të tjera të pafavorshme me ndikim në shëndetin dhe marrëdhëniet me bashkëvuajtësit. Nuk ka pasur leje shpërblyese. Nuk ka tentuar më parë të largohet pa leje dhe nuk është larguar nga vendi i qëndrimit të tij të detyrueshëm. Nuk ka mbajtur ose shpërndarë sende që mund të përdoren për të dëmtuar jetën, shëndetin e personave të tjerë, sigurinë në institucion, apo sende personale që janë të ndaluara për t'u mbajtur në përputhje me nenin 17 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve. Nuk ka kryer aktivitete të tjera që bien në kundërshtim me Rregulloren e Përgjithshme të Burgjeve, si dhe me rregulloren e brendëshme të LE.V.Penale 302. Është i përfshirë në organikën e punësimit në I.E.V.P.302.Ka marrë pjesë rregullisht në veprimtari kulturore dhe ato sportive.Ai ka komunikim të rregullt me familjarët me anë të telefonit, ndërsa në takim i vjen djali i tij i birësuar. Gjithashtu në takim i vijnë dhe miq që ka në Shqipëri. Marrëdhëniet me familjen janë shumë të mira dhe të qëndrueshme.Nuk e pranon veprën penale për të cilen është dënuar….”-thuhet në raport.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Speciali' Jose Mourinho, mbledh ekipin kundërshtar dhe iu mban fjalimin motivues në fushë

VIDEO/ 'Speciali' Jose Mourinho, mbledh ekipin kundërshtar dhe iu mban fjalimin motivues në fushë