Pëfundojnë pushimet e Allegri-t? Zidan thuajse i larguar! Ramos joshet nga Manchester United

Pëfundojnë pushimet e Allegri-t? Zidan thuajse i larguar! Ramos joshet nga Manchester United

Masimiliano Allegri mund t’i mbyllë pushimet më shpejt se sa pritet. Shkak për këtë mund të bëhet humbja e fundit 1-2 e Real Madrid kundër Levante-s, që e ka lënë skuadrën shumë larg në luftën për titull kampion.

53-vjeçari është i papunë që prej verës së 2019 dhe shumë skuadra janë folur për të. Ditët e kaluara është cituar më siguri nga mediat në Itali se Allegri ka një marrëveshje me Romën, që do të hynë në fuqi në fund të sezonit kur të largohet Fonseca.

Gjithsesi deri atëherë sipas ‘Sportmediaset’ gjërat mund të kenë ndryshuar shumë. Fiorentino Perez-it po i sos durimi me Zidan dhe kërkon një trajner me aftësi të mëdha menaxheriale, diçka të cilën Allegri e ka treguar mjaft mirë te Juventusi.

Aktualisht nuk bëhen me dije oferta ekonomike, por paga e Allegrit nuk është një problem për Real Madrid. Sakaq trajneri nuk është çështja e vetme te Real Madrid, pasi kapiteni Sergio Ramos thuajse është e sigurtë se do të largohet në fund të sezonit, moment kur i skadon edhe kontrata.

Ky lajm qarkullon prej ditësh në Spanjë, ndërsa së fundmi në Angli flasin për një joshje nga Manchester United, që e merr me parametra zero. Në këto kushte ‘djajtë’ janë gati t’i përmbushin edhe kërkesat përsa i përket pagës. 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen