Peizazhet e Kukësit dhe Prizrenit
promo në fokusin e fotografëve

Peizazhet e Kukësit dhe Prizrenit<br />promo në fokusin e fotografëve
Konkursi fotografik që ka si qëllim mbrojtjen dhe pasqyrimin e pasurive natyrore në kufijtë midis Kosovës dhe Shqipërisë është çelur këto ditë në qytetin e Kukësit.

Ekspozita që mban titullin “Mbro dhe Promovo” ka pamje nga peizazhet e bukura të rajonit të Kukësit dhe Prizrenit.

Në ekspozitë janë zgjedhur vepra nga nëntë finalistët e këtij konkursi. Ilda Mara, drejtoreshë ekzekutive e organizatës franko-shqiptare “ARGJIRO”, rrëfen motivet e organizimit të kësaj ekspozite. 

Pati rreth 60 veta që kanë aplikuar në konkursin online që është hapur që në janar të këtij viti. Foto janë përzgjedhur nga një juri e përzier dhe jemi shumë të kënaqur që në fund përzgjodhëm 9 fotot më të bukura mes Kukësit dhe Prizrenit” tha ajo.

Pas përzgjedhjes së nëntë fotove më të mira, juria e këtij konkursi ka përcaktuar fotografinë fituese ”Guri i Mëngjesit“ të shkrepur nga aparati fotografik i Klodian Brahës.

Përsa i përket fotografisë time, këtu simbolika e kësaj është rruga që duket tamam si rruga kufitare që ndan Kosovën me Shqipërinë

Vetë autori ndihet i kënaqur për suksesin e arritur, duke rrëfyer se çfarë mesazhi ka arritur të japë nga natyra e bukur që ofron Kukësi.

Dhjetëra të rinj nga Kukësi dhe Prizreni prej disa muajsh janë bërë pjesë e projektit me temë “Të jetosh në kufi” të financuar nga Bashkimi Europian që mbështet trashëgiminë kulturore Shqipëri-Kosovë.

ekspozita kukes

ekspozita kukes

ekspozita kukes

ekspozita kukes

ekspozita kukes

ekspozita kukes

ekspozita kukes

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë