Pekini, një muaj pas…

Pekini, një muaj pas…

Teste masive anti COVID në Pekin

Autoritetet kineze fituan një tjetër garë me kohën, por edhe me skeptikët e shumtë, për mënyrën e menaxhimit të COVID. Të dielën, pas gati një muaji, kryeqyteti kinez me rreth 22 milionë banorë, pothuajse iu rikthye normalitetit. Banorët e Pekinit mbushën parqet, qendrat tregtare, kinematë dhe palestrat, ndërkohë që mjaft linja të metrosë dhe autobusave, iu rikthyen qarkullimit. Rihapja erdhi pasi zyrtarët lokalë njoftuan në fundjavë se Pekini ka vënë efektivisht nën kontroll shpërthimin e fundit të COVID-19. Pas një beteje të ashpër dy-mujore kundër Omicron, edhe Shangai 25-milionësh planifikon të rihapë dyqanet nga 1 qershori, shenja më e fundit e kthimit në normalitet.

​Edhe pse lufta me virusin nuk mund të quhet askund tërësisht e fituar, epidemiologët vlerësojnë se suksesi në betejën 37-ditore të Pekinit i dedikohet testeve masive të acidit nukleik dhe këputjes së shpejtë të zinxhirit të infeksioneve. Mjafton të përmendim se në më pak se një muaj, të 22 milion banorët e Pekinit, janë testuar falas plot 30 herë, me një kosto të përafërt sa 3.5 miliard dollarë amerikanë. Një shifër e pallogaritshme kjo në krahasim me qindra-mijëra jetë të “fituara”, nëse do të preferohej bashkëjetesa me Covid 19. Por edhe nga ana financiare, kostoja e përgjithshme e zbatimit të qasjes dinamike zero-COVID ndaj rritjes ekonomike llogaritet vetëm 0,5 pikë përqindje. Me rimëkëmbjen e shpejtë të prodhimit dhe aktivitetit, norma vjetore mund ta arrijë pa shumë sforco objektivin prej 5 për qind që ka ekonomia e dytë në botë për vitin 2022.

​Suksesi në Pekin vjen pas rreth një muaji që pothuajse nuk ndikoi në jetën e përditshme të rezidentëve të saj. Duke përfituar edhe nga eksperienca e Shangait, autoritetet në Pekin arritën ta kthejnë qytetin në një “ishull” të sigurtë dhe mbi të gjitha, pa shumë kufizime të dukshme. Në zonat me rrezik të lartë, u urdhërua puna në shtëpi, ndërsa stacionet e autobusit e metrove pranë tyre, u mbyllën përkohësisht. Supermarketet dhe tregjet ushqimore nuk u mbyllën për asnjë orë, ndërkohë që në zonat në regjim karantine, ushqimet dërgoheshin në dyert e shtëpivë. Në Pekin duket sikur për çdo banor ka edhe një korrier, sepse mjafton të porosisësh me telefon dhe sa hap e mbyll sytë, ajo ka mbërritur në derën e shtëpisë tënde. Qindra-mijëra vetë nga personeli mjekësor dhe mijëra të tjerë vullnetarë, asistuan në qendrat e testimit të acidit nukleik, të cilat u hapën në çdo bllok banimi. Askush nga 22 milion banorët e Pekinit nuk duhej ta kishte më larg se cerek ore në këmbë pikën e testimit. Të “pakënaqur” kanë mbetur vetëm qejflinjtë e karrigeve të bareve dhe restoranteve, të cilat gjithashtu asnjë ditë nuk u mbyllën për shërbimin në shtëpi.

​Ndërsa shkruajmë, një sms e sapoardhur na kujton se nuk duhet të ulim vigjilencën dhe të mos neglizhojmë testin e acidit nukleik të paktën një herë në 48 orë. Pekini na kërkon 10 sekonda “sakrificë” në ditë për të shijuar të gjithë ditën, pse jo, të gjitha ditët. Tashmë që dielli i fund-majit shkëlqen më bukur se kurrë, është gjynah të mos e shijosh këtë metropol gjigand me të gjitha mrekullitë që i ka falur natyra dhe dora e njeriut. (CRI)

K.T./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar