Pele në gjendje të rëndë shëndetësore? Vajza e legjendës tregon të vërtetën
Edson Arantes do Nascimento (Pele)
Edson Arantes do Nascimento, i njohur gjerësisht në botën e futbollit si Pele, është shtruar në spital në Brazil. Legjenda e futbollit prej 29 nëntorit qëndron në kujdesin e mjekëve në klinikën "Albert Einstein" në Sao Paolo, me aludimet që kanë qenë të shumta për gjendjen e tij. Pikat mbi "i" i kanë vendosur vajzat e legjendës së futbollit, që tregojnë se gjendja është e qëndrueshme dhe vizita në spital është për kontrollet rutinë. 82 vjeçari ka reaguar edhe vetë duke falenderuar dashamirësit për mesazhet në drejtim të tij.
"Përshëndetje miq. Mediat janë çmendur sërish…Babai im është në spital. Nuk ka urgjencë”, tha Kely, vajza e Pele.
Pele ka postuar një status falenderimi për mesazhet e marra dhe për nderimet që i janë bërë në Katar, gjatë Kupës së Botës. “Miq, jam në spital duke bërë vizitën time mujore. Është gjithmonë mirë të marrësh mesazhe pozitive. Faleminderit Katarit për këtë nderim dhe të gjithëve që më dërgojnë mesazhe”, ka shkruar tre herë kampioni i botës.
“Nuk më pëlqen të them se trajtimi i kancerit nuk po funksionon. Po funksionon, qoftë edhe vetëm sepse ai është ende këtu me ne. Nuk ka pasur një shërim të plotë të kancerit të zorrës së trashë, por është shumë e padrejtë të thuhet se ai është nën kujdes intensiv. Më besoni se nuk është kështu. Kely ka marrë ngushëllime dhe ne jemi të lodhur nga kjo situatë. Ai nuk është në terapi intensive, është në një dhomë të zakonshme spitali dhe për këtë arsye nuk është në rrezik, por thjesht po trajtohet”, shpjegoi Flavia Nascimento, një nga vajzat e legjendës së futbollit.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se do zbulohet pronari i 400 mijë € të vjedhura nga pastruesja?
-
Po
42.7%
-
Jo
53.5%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 157
Lajme të tjera
-
Tragjedi në Brazil, autobusi ku udhëtonte ekipi i futbollit bie nga ura, vdesin 4 lojtarë dhe trajneri i skuadrës
31 Janar, 10:00
-
Vjen në jetë bebja ‘gjigante’ në Brazil, peshonte plot 7.3 kg
22 Janar, 22:10
-
Brazil/ Lula shkarkon shefin e ushtrisë pas trazirave pro Bolsonaros
22 Janar, 19:09
-
Testamenti i Pele, shfaqet një vajzë 'e fshehtë'
18 Janar, 16:16
-
Nxiti trazirat në Brazil, Gjykata e Lartë urdhëron hetimin e Bolsonaros pas sulmeve në ndërtesat qeveritare
14 Janar, 09:59
-
Trazirat në Brazil, arrestohen më shumë se 1200 persona, autoritetet kanë pesë ditë kohë për të ngritur akuzat
11 Janar, 17:50
-
Bastisjet në institucionet e Brazilit dhe ngjashmëria me skenat tronditëse në Kapitolin e SHBA-ve! A kemi të bëjmë me një rastësi?
11 Janar, 09:53
-
Çfarë qëndron pas trazirave në Brazil?
10 Janar, 21:07
-
Sulmi ndaj Kongresit në Brazil, mbahen tubime të mëdha pro-demokracisë! Protestuesit: Burg për Bolsonaron
10 Janar, 08:20
-
Atdheu i dhunës i të gjithë ekstremistëve, është gjithnjë e më i vogël
9 Janar, 14:28
-
Brazil/ Mbështetësit e Bolsonaros bastisën institucionet, 1200 të arrestuar! Lula: Terrorizëm! Ish-presidenti: E paligjshme! Biden: E dënojmë
9 Janar, 07:57
-
Tensione në Brazil, mbështetësit e Bolsonaros pushtojnë Kongresin, rrethojnë pallatin presidencial! Nuk pranojnë humbjen në zgjedhje (VIDEO)
8 Janar, 21:24