Pele: Neymar larg Messit
do të bëhet lojtar i madh

Pele: Neymar larg Messit<br />do të bëhet lojtar i madh
Legjenda e futbollit brazilian, Pele ka folur për bashkëkombasin e tij, Neymar dhe e ka përgëzuar për kalimin e tij te PSG, duke thënë se tani mund të bëhet yll i madh pasi u nda nga Messi. 
 
Pele ka folur në një intervistë për portalin britanik të futbollit ‘Goal.com’.
 
Sipas tij, Neymar është më shumë se një sulmues dhe do mund të bëhet yll i madh i futbollit pasi u nda nga Messi.
 
“Neymar është më shumë një sulmues, nuk ka dyshim se ai ka një të ardhme të madhe përpara, por ka gjëra për të cilat ai duhet të përmirësohet, në Kupat e Botës së ardhshme, p.sh”, ka thënë Pele, gjatë intervistës.
 
“Sot, me stile të ndryshme, Cristiano Ronaldo, Messi dhe Neymar janë lojtarët më të mirë në botë. Ka lojtarë të tjerë, por më të mirët në botë për momentin janë këta tre”, shprehet legjenda.
 
“Për Neymar, transferimi te PSG mendoj se  ishte gjëja më e mirë, sepse gjithmonë ka qenë diskutimi, “Neymar, Messi, Neymar, Messi. Tani ai mund të bëhet ylli i madh”, theksoi Pele.
 
pele

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara