Pele: Neymar “më i mirë” teknikisht
se Christiano Ronaldo

Pele: Neymar “më i mirë” teknikisht<br />se Christiano Ronaldo
Legjenda braziliane e futbollit, Pele, ka deklaruar se Naymar është një lojtar me një teknikë shumë më të mirë se sa katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Christiano Ronaldo.

Problemi i vetëm i Neymar është që ai nuk shënon dot me kokë dhe në këtë Ronaldo është shumë i mirë, ndërsa për sa i përket teknikës, padyshim që Naymar qëndron shumë më lart se portugezi”,  është shprehur Pele.

Pele ka luajtur 91 ndeshje me skuadrën kombëtare të Brazilit, me të cilën ka shënuar 77 gola prej vitit 1957 deri në 1971, ka folur edhe për skuadrën kombëtare, duke u shprehur se skuadra tashmë është e bashkuar.

Brazili ka patur gjithmonë lojtarë shumë të mirë, që prej kohës së Leonidas. Por cili ishte problemi ynë? Ne nuk kishim një skuadër”, është shprehur ai.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos