TIRANE-Plot 300 biznesmenë të njohur, futbollistë, drejtues të lartë institucionesh dhe besimtarë të thjeshtë, përfshi edhe fëmijë e kanë ndërmarrë këtë vit udhëtimin nga Shqipëria drejt Mekës. Por OBSH raporton se jo rrallë herë, nga ky udhëtim, pelegrinët janë kthyer me sëmundje të rënda infektive. Pikërisht për këtë arsye Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar një udhëzues për sjelljet shëndetësore të këtyre personave që kanë nisur udhëtimin drejt Mekës dhe sëmundjet infektive që ata mund të sjellin me vete. Në krye të listës Instituti i Shëndetit Publik, i cili u referohet të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Arabisë saudite dhe OBSH, rendit meningitin meningokoksik. Sipas ISHP, meningiti ka ndodhur gjatë pelegrinazheve të mëparshme të Haxhit dhe më pas, me kthimin e pelegrinëve, është përhapur në vende të tjera. Prandaj, të gjithë udhëtarët duhet të vaksinohen përfshi edhe fëmijët nën 2 vjeç. Poliomieliti është një tjetër sëmundje nga e cila rrezikohen pelegrinët myslimanë në Mekë, ndaj ata duhet të kenë marrë një dozë të saj 6 javë para se të hyjnë në Arabinë Saudite, ndërsa për vendet që kanë rrezikshmëri të lartë të pranisë së poliomielitit, ata duhet të marrin një dozë edhe me vete. Ethja e verdhë është një tjetër sëmundje që rrezikohet të përhapet gjatë këtij udhëtimi që myslimanët bëjnë një herë në vit në nderim të zotit të tyre.
Gjithashtu sipas ISHP-së këta pelegrinë rrezikohen nga infeksione të rrugëve respiratore. Specialistët e sëmundjeve epidemiologjike, shpjegojnë se kontaktet e ngushta mes pelegrinëve, tendat e përbashkëta të fjetjes dhe ndotja me densitet të lartë e ajrit ndihmojnë përhapjen e patogenëve respiratore, siç është virusi respirator sincitial (RSV), virusi i parainfluencës, virusi i gripit dhe adenovirusi. "Po kështu edhe tuberkulozi duhet të merret parasysh pasi shumë pelegrinë myslimanë vijnë nga vende ku tuberkulozi është endemik dhe ky rrezik llogaritet të shkojë në 10%", - shkruan ISHP në manualin për shëndetin e myslimanëve që nisen drejt Mekës. Gripi sezonal dhe infeksionet virale respiratore (të njohura si kolla e Haxhit), janë një tjetër infeksion që prek këta pelegrinë dhe mund të shmanget me masa shumë të thjeshta si përdorimi i shamive sa herë kolliteni apo teshtini dhe larja e duarve.
Virusi i hepatit B është një tjetër rrezik infeksioni për udhëtarët drejt Mekës. Kjo pasi një nga ritet e Haxhit është që koka duhet të rruhet dhe për këtë autoritet Saudite kanë licencuar berberë që përdorin brisqe të reja për çdo pelegrin, por ndodh që kjo masë nuk zbatohet, ndaj mund të bëhet burim infeksioni për hepatitin B dhe C. Ndërkohë grumbullimet masive të Haxhit mund të shoqërohen me shpërthime dierike, si pasojë e standardeve jo të duhura të higjienës së ushqimeve dhe ujit të ndotur. Kolera është një rrezik tjetër gjatë Haxhit, sidomos kur vihen re shpërthime të vazhdueshme në vende të ndryshme. Deri me 20 shtator 2012 një numër i madh rastesh janë raportuar gjatë një shpërthimi të kolerës në Sierra Leone që nga fillimi i vitit 2012. Sipas ISHP nuk ka malarie në Medina dhe Mekë, por rreziku i saj ekziston në pjesën Jug Perëndimore dhe zonën rurale të Arabisë Saudite. Udhëtarët këshillohen të marrin masa për të mënjanuar edhe pickimet nga insektet, në mënyrë që të ulin rrezikun e infektimit nga sëmundje të tjera që transmetohen nga vektorët si ethja dengue apo ethe të tjera hemorragjike.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com