Pelegrinazhi/ Meta: Shqipëria s’mbeti e gjorë se Zoti e desh, t’u japim shpresë të rinjve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë disa mesazhe gjatë fjalës nga pelegrinazhi në Malin e Tomorrit. Ai u shpreh se kemi nevojë ta duam njëri-tjetrin më shumë dhe t’i japim edhe më shumë shpresë, besim dhe durim të rinjve dhe të rejave tanë në mënyrë që ata ta shikojnë të ardhmen këtu. Duke cituar poetin e madh Naim Frashëri, Meta tha se Shqipëria nuk mbeti e gjorë pasi e deshi Zoti.

 “Abaz Aliu zu’ Tomorr,

Erdhi afër nesh,

Shqipëria s’mbet e gjorë,

Se Zoti e desh”.

Me këto vargje gdhendi dashurinë e të gjithë shqiptarëve dhe adhurimin, që vazhdon edhe sot e kësaj dite, poeti i madh i Rilindjes sonë Kombëtare, Naim Frashëri për martirin e Qerbelasë, Abaz Aliun.

Këto vargje të cilat janë të gdhendura edhe atje lart në majën më të lartë të Malit të Tomorrit në radhë të parë janë të gdhendura në shpirtin e çdo besimtari bektashian. Ishe koha kur kërkohej një fuqi e mbinatyrshme për të përballuar të keqen, dëshpërimin, për të përballuar përçarjen dhe për të vendosur themelet e një Rilindjeje Kombëtare që do të sillte shpëtimin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.

Ndaj dhe jo rastësisht poeti ynë i madh Naim Frashëri shkroi me kaq adhurim, pasion dhe frymëzim për figurën e mbinatyrshme të Abaz Aliut. Dhe sot e kësaj dite ne shohim me kënaqësi se madhështia e veprës të jashtëzakonshme në dobi të njerëzimit dhe të vlerave më të larta dhe të përjetshme njerëzore të Abaz Aliut i tërheq si një magnet besimtarët shqiptarë dhe nga e gjithë bota në këtë mal të shenjtë.

Bektashizmi që si devizë të tij ka pasur gjithmonë “Pa atdhe nuk ka fé” është në radhë të parë një përkushtim ndaj atdheut, ndaj kombit, është një shërbim për bashkëjetesën, për tolerancën, për bashkëpunimin në shërbim të një çështjeje më të madhe e që na bashkon të gjithëve. Ndaj ne jemi sot këtu për t’u përkulur me respektin më të thellë për të gjithë veprën që ka realizuar e vazhdon edhe sot e kësaj dite, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në Shqipëri, pavarësisht nga sfidat e shumta.

“Bota nuk u takon atyre që ngrohen, por u takon atyre që digjen”. Këto fjalë të një figure të shquar shqiptare, të shkruara pikërisht kur ishte në burg, më shkojnë ndërmend kur flasim për figurën e Abaz Aliut, të misionarit, i cili u dogj, u sakrifikua për të ndriçuar njerëzimin dhe për të ngritur në qiell vetitë dhe vlerat më të mira njerëzore, për të cilat kemi nevojë sot aq shumë. Kemi nevojë ta duam njëri-tjetrin më shumë dhe t’i japim edhe më shumë shpresë, besim dhe durim të rinjve dhe të rejave tanë në mënyrë që ata ta shikojnë të ardhmen në këto vise të mrekullueshme ku mundësitë për zhvillim janë shumë më të mëdha. Dhe për këtë na duhet t’u kthehemi gjithmonë atyre vlerave që e mbajnë një familje, që e mbajnë një komb, që e mbajnë një shoqëri të fortë, të shëndetshme dhe shpresëdhënëse sidomos për gjeneratat më të reja.

Ilir Meta

 

Presidenti Meta gjate takimit me Baba Mondi, Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 23/08/2018 08:59

    Rastësi që Meta përmend një të ardhme më të mirë përpara priftërinjve e hoxhallarëve? Ka marë direktiva që rininë t ua lerë në dorëzim këtyre të fundit, dhe këta pastaj, e dinë mirë si e bëjnë rininë..

    Përgjigju
  • Cjapi: 22/08/2018 23:47

    Cfare THOTE ALLAHU TE VJEDHESH PASURITE E TE TJEREVE ??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë