Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, me mijëra besimtarë i drejtohen vendit të shenjtë: Ndezim qirinj për mbarësi për familjen! Baba Mondi: U lutëm për paqe dhe dashuri

Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit që cilësohet edhe si Festa e Shenjtë e Bektashinjve ka filluar më 18 gusht dhe do të zgjasë deri më 25 Gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota. Ditën më kulminante të pelegrinazhin janë më 21, 22 dhe 23 gusht. 

Nga Pelegrinazhi, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj ka uruar të gjithë besimtarët në këtë ditë të shenjtë që të kenë paqe e dashuri mes njëri tjetrit. Baba Mondi me shpresën se ditëve të pandemisë do t’iu vijë fundi ka falënderuar të gjitha bluzat e bardha për punën e përkushtuar që kanë treguar duke iu ardhur në ndihmë njerëzve.

“Unë uroj që këto ditë të vështira t’i përballojmë me sukses. Për hir të pandemisë falënderoj të gjithë ata që janë në krye të detyrës që u vijnë të gjithë njerëzve që kanë nevojë, që janë sëmurë për t’i shëruar. Ata që kanë humbur jetën, zoti i ngushëlloftë, i preftë në paqe me dashurinë e tij. Uroj që të gjithë shqiptarët dhe gjithë njerëzimi të kenë një paqe, dashuri dhe mirësi midis njëri-tjetrit në familjet tona, në vatrat tona, në mbarë njerëzimin”, tha Baba Mondi.

Vete besimtarët shprehet se vijnë këtu për t'u lutur për shëndetin e familjarëve të tyre, ku ndezin qirinjtë dhe therin kurban.

"Vij nga Korça, po për sevap vijmë , zoti të na ndihmojë dhe të bëjmë kurban, bëjmë sevap me fukarenjtë, ndezim qirinjtë dhe i lutemi zotit" tha një besimtarë.

"Vij për herë të parë nga Tirana, ndezim qirinj për mbarësi, rruga është shumë mirë, kishte pak trafik por ja ven", tha një tjetër.

Malit të Tomorrit konsiderohet i shenjtë, pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu. Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit. Në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre.

Për mbarëvajtjen e fluksit të lartë të qytetareve që shkojnë në peligrinazh Policia e Shtetit ka marrë masat duke rritur prezencën e saj në rrugë, me patrulla të lëvizshme të pajisura me mjete të paloguara, me alkooltestues, me kamera, dronë e aparate fotografik.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:14
Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, Baba Mondi: U lutëm për paqe e dashuri mes njerëzve

Nga palegrinazh në Mali i Tomorrit, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka dhënë një mesazh shprese e paqeje për gjithë njerëzimin. Babmondi ka një uratë për të gjithë shqiptarët e njerëzimin në mbarë botën që të kenë paqe e dashuri mes njëri tjetrit.

Me shpresën se këtyre ditëve të vështira të pandemisë do t’iu vijë fundi Baba Mondi ka falënderuar të gjithë ata që janë në krye të detyrës për të përballuar pandeminë.

“Këto ditë janë të gjitha të shënuara sepse ne kalojmë nga një agjërim 10 ditor për dëshmorët e çerbelasë që ranë në fushën ku 72 veta dhanë jetën. Edhe kjo ditë që është viti i ri për fenë islame. Ne bëmë festën e ashures dhe tani po bëjmë këto ditë të shenja në Abaz Ale ku iu lutëm zotit për mirësi dhe dashurinë. Për të larguar të këqijat dhe për të afruar të mirat dhe të luftojë edhe këto sëmundje të rënda që i kanë rënë njerëzimit. Ne u lutemi të bëjnë kurban për të mirat tona për të  jetuar në këto ditë të vështira me sakrificë dhe mund për ti përballuar me shëndet të plotë. Njerëzit vijën marrin bekime, shkarkohen nga energjitë negative dhe shkojnë plot gaz e hare në shtëpitë  e tyre për të përballuar përgjegjësitë e kësaj bote të përkohshme.

Kjo është një punë e shkëlqyer që është bërë për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve në këtë ditë të pelegrinazhit dhe është një ndihmë që njerëzit të vijën sa më lehtë. Ka raste që njerëzit rrinë këtu për 2-3 ditë për të marrë uratë bekim e energji. Plus këtu çdo vit bëhen ndryshime për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve që mos të ketë rrëmujë të ketë dashuri, te këtë ujë e të gjithë infrastrukturën për të kaluar disa ditë me gaz e hare e për të marrë mirësinë e këtij vendi.

Unë uroj që këto ditë të vështira t’i përballojmë me sukses. Për hir të pandemisë falënderoj të gjithë ata që janë në krye të detyrës që u vijnë të gjithë njerëzve që kanë nevojë, që janë sëmurë për t’i shëruar. Ata që kanë humbur jetën, zoti i ngushëlloftë, i preftë në paqe me dashurinë e tij.

Uroj që të gjithë shqiptarët dhe gjithë njerëzimi të kenë një paqe, dashuri dhe mirësi midis njëri-tjetrit në familjet tona, në vatrat tona, në mbarë njerëzimin”, tha Babamondi.

I.K/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 21/08/2021 12:11

    Eshte tregues i masave serioze anti Covid te qeverise, vecanerisht Kryeministrit legjendar Rama.

    Përgjigju
  • goni: 21/08/2021 07:51

    kafsheri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja