Për besimtarët bektashinj këto janë ditë feste, ndërsa janë ngjitur në malin e Tomorit. Kreu i shtetit Ilir Meta ka uruar besimtarët me disa vargje me besimin se vitin e ardhshëm festa do të jetë pa kufizime dhe distancë fizike.

"Abaz Aliu zu’ Tomorr,

Erdhi afër nesh,

Shqipëria s’mbet e gjorë"

Se Zoti e desh".

Gëzuar të gjithë besimtarëve dhe popullit shqiptar, Festën e Shenjtë të Abaz Aliut! Me shëndet e mbarësi në familjet Tuaja! Me besimin se vitin e ardhshëm do festojmë pa kufizime dhe distanca fizike" shkruan Meta.