Votimi i statutit të ndryshuar në kongres do të përcaktojë nëse do ët ketë garë për kryetarin në PS ose jo. Niko Peleshi , numri dy i qeverisë Rama sqaron se nëse 1500 delegatët e kongresit miratojnë ndryshimin në statut, që lejon kryetarin të mos i nënshtrohet një votëbesimi në rast se ka fituar 1 palë zgjedhje, Rama nuk ka nevojë t'i nënshtrohet një gare.
Nëse delegatët nuk janë dakord me këtë formulë, kreu i PS-së automatikisht duhet të votëbesohet.
“Besoj që para kongresit do të ketë një asamble por nuk mund të them në mënyre definitive por natyrisht që po se është një set dokementacioni që duhet të kalojnë paraprakisht në asamble. Është një grup që punon për statutin dhe që do t'i propozojë kongresit mendimet e veta, draftin e vetë dhe pastaj kongresi do të vendos. Të shohim çdo të ketë drafti që do të propozohet nga grupi për statutin.”, tha ai.
Zv.kryeministri sqaron gjithashtu se PS pritet të mbledhë asamblenë sërish para kongresit të 19 marsit.
Peleshi ka dhe një koment për fraksionin Bushi-Dade-Hafizi dhe letrës që dy deputetët i dërguan një ditë më parë kryetarit të grupit parlamentar Gramoz Ruçi, ku kërkonin zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e partisë
Si e vlersoni letrën e Dades?
"Kjo është demokracia dhe gjthkush të ketë mendimet e veta, propozimet e veta për ndryshe nuk jemi nuk kemi një parti demokratike. Ne jemi një parti demokratike ndonëse emrin parti demokratike e ka nje parti tjetër. Ka një grup të përcaktuar me një vendim të asamblesë së fundit që po merret me rishikimin e statutit me disa ndryshime në statut.
Besoj që do të jetë pjesë e propozive të këtij grupi edhe çështja e rregullimeve që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor në parti. Natyrisht kongresi është organi më i lartë i partisë socialiste që merr vendim dhe do të jetë në vendimarrje të kongresit se çfarë duhet të modifikohet apo të mos ndryshojë në statutin e PS"-tha Peleshi
/Shqiptarja.com

VIDEO