KORÇË – Zv/kryeministri Niko Peleshi përshëndet bashkëpunimin e FRD me PS në zgjedhjet lokale në Korçë. Në një takim që ka pasur sot në Korçë bashkë me sekretarin e Përgjithshëm të FRD, Gazmen Oketa, Peleshi ka theksuar se"ky bashkëpunim është një frymë e re, që Korça përcjell për politikën shqiptare".

"Ne jemi të lumtur për këtë gjë, pasi synimi kryesor i këtij bashkëpunimi është t’u shërbejë qytetarëve të Korçës dhe të bëjë të mundur realizimin e të gjitha projekteve të premtuara. Sigurisht që FRD do të japë kontributin e saj. Ky bashkëpunim nuk ka të bëjë me numrat, por me punën që do të bëhet në vazhdimësi për Korçën", shtoi Peleshi.

Gazmend Oketa nga ana e tij u shpreh se "jemi të lumtur për këtë bashkëpunim që i ktheu garës kandidaten e përjashtuar në mënyrë të padrejtë, jo si kandidate, por si pjesë e projekteve për Korçën. Edhe pse ne jemi të paktë në numër kjo nuk ka rëndësi".

"Bashkëpunimi nuk është për numra dhe vota, por për të realizuar projekte të përbashkëta. Më vjen mirë që politika në Korçë përcjell mesazhe të tilla. Sa i përket bashkëpunimit në nivele të tjera ne jemi sot këtu për të përshendetur këtë bashkëpunim. Çdo gjë mbetet për t’u parë. PD siç e shihni po braktiset nga deputetët e saj. Prandaj kjo forcë e saj po humb mbështetësit e saj nga dita në ditë".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)