Peleshi me të rinjtë e FRESSH: Nxisim zhvillimin rural dhe bujqësinë

Peleshi me të rinjtë e FRESSH: Nxisim zhvillimin rural dhe bujqësinë

Niko Peleshi me të rinjtë e FRESSH

FRESSH ka organizuar aktivitetin “AgroCool” në vigjilje të Konferencave Studentore për çdo universitet. Takimi i radhës u zhvillua Divjakë me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës në prezencë të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi.

Problematika studentore, fuqizimi i biznesit bujqësor, si dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit të Shqipërisë në tregun rajonal, ishin disa nga tematikat që u trajtuan në peizazhin piktoresk të Parkut Kombëtar të Divjakë-Karavastave.

Studentët në një bashkëbisedim dhe shkëmbim idesh me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, në lidhje me rolin e të rinjve, politikës dhe mundësive që u jepen bizneseve në tregun agro-ushqimor.

Peleshi vlerësoi nismat e studentëve për ngritjen e Zyrave për Zhvillimin e Karrierës në çdo ministri dhe shprehu mbështetjen për të rinjtë në prioritetet e tyre.

“Mundësitë e pafundme që ofron fshati dhe bujqësia së bashku me programet e reja të MBZHR, për të rinjtë në fshat na fton të nxisim edhe më tepër zhvillimin rural dhe bujqësinë”

Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë

Nga ana tjetër, kryetari i FRESSH, Eljo Hysko, ka lançuar idenë e forumit “Fshati për të rinjtë”.

“Ne çdo fshat ne duam të bëjmë një prezantim të të gjitha politikave që po ndjekin të gjitha ministritë, por edhe pushteti lokal me grantet që ato ofrojnë. Nismat do të nxisin të rinjtë për të shtuar financimet dhe t’i bëjnë ata të kthejnë tokën e tyre jo vetëm në një fermë, por edhe në një atraksion turistik”

Eljo Hysko, kryetar i FRESSH

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?