Peleshi: Miratuam resortin turistik 
me vlerë investimi mbi 150 milion €

Peleshi: Miratuam resortin turistik <br />me vlerë investimi mbi 150 milion €
250 milionë euro është vlera e investimeve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit, të cilat pritet të hapin në total 2800 vende pune.

Kështu deklaroi Zëvenmdëskryeministri Niko Peleshi, duke theksuar se vetem ne nje resort te miratuar sot, vlera e investimit shkon në mbi 150 milion Euro.

"Ka pasur një interes të madh dhe një vendimmarrje e cila i ka dhënë rrugë nga sot investimeve private në disa sektorë që do ti përmend në një vlerë totale 250 milion euro. Impakti në punësim do të jetë 2800 të punësuar të qëndrueshëm në sektorë si hidroenergjitika janë disa vepra hidroenergjetike të miratuara, energjitë e rinovueshme, sisteme fotovoltaike të prodhimit të energjisë elektrike, turizëm vetëm në një resort tyë miratuar sot vlera e investimit shkon mbi 150 milion euro", u shpreh zv/kryeministri Niko Peleshi. 

Ai tha se investimet do shtrihen në sektorë si: hidroenergjitika, energjitë e rinovueshme, sistemeve fotovoltaike të prodhimit te energjise elektrike apo turizmit.

Zv/ kryeministri Niko Peleshi në një konferencë për mediat pas mbledhjes së KKT, deklaroi se procesi i reformimit të drejtësisë po jep shenjat e para te biznesi.
 
"Reforma në drejtësi do të na japë mundësi, që jo  vetëm të pastrojmë këtë sistem nga korrupsioni, por efekti direkt do të vijë edhe për investimet e huaja, pasi do të rritet siguria juridike. Ka interes të shtuar të biznesit, procedurat janë të shpejta dhe jo burokratike. Kjo është Shqipëria që ne i besojmë, ku nuk ka vetëm ligje, por edhe njerëz të mirë dhe klimë biznesi që buron nga siguria juridike. Kjo është rruga e Shqipërisë së re", tha ai.
 
Pleshi deklaroi se KKT miratoi edhe disa vendime për rikonstruksionin e  institucioneve të kulturës, Teatrit Kombëtar i Operas dhe Bibliotekës Kombëtare.

Niko Peleshi është ndalur edhe te planet vendore, që sipas tij "31 Bashki për pak javë do të miratojnë në Këshillin Kombëtar të Territorit, Planet e Përgjithshme Vendore, cka do të thotë do të hapin një dritare të re, jo vetëm për industrinë e ndërtimit, por për ekonominë vendore dhe kombëtare në përgjithësi".

Gjithashtu ai u shpreh se "Agjencitë në mbështetje të biznesit, sic është Agjencia e Zhvillimit të Territorit, apo Agjencia e investimeve të huaja, AIDA, në bazë të ligjit, janë të detyruara sot të të kthehen në sportele unike, apo në agjentë asistues për investitorët", përfundoi Peleshi. 

Deklarata e zëvëndëskryeministrit Niko Peleshi

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv