Nga një takim me banorët e lagjes nr 2 në qytetin e Korçës, drejtuesi politik i PS për të gjithë qarkun, Niko Peleshi, kërkoi mbështetje maksimale në zgjedhjet e 25 prillit, për të vijuar sipas tij planet dhe projektet e hartuara tashmë.
“Kemi bërë punë shumë të madha por ky nuk është fundi. Kemi arritur në një stacion që nuk është fundi por më shumë afër fillimit. Unë mendoj që është vetëm një stacion i parë dhe kjo është arsyeja pse ne kërkojmë të votohemi në 25 prill për të vijuar punën. Na duhet që tani të kalojmë më tej, të kërcejmë, të ngjitemi disa shkallë më lart. Korça e ka mundësinë tani, e ka komoditetin të flasë për sektorët e zhvillimit ekonomik që atë ndryshim që ka infrastruktura ta ketë çdo familje në buxhetin familjar. Na duhet të krijojmë sektorë të rinj. Kemi një projekt për bujqësinë dhe agropërpunimin. Të them të drejtën bujqësia nuk është aq e zhvilluar, nuk ka ndonjë ndryshim të madh në rritjen e fermës bujqësore. Na duhet kohë të konsolidojmë tokën dhe këtu kadastra ka bërë një punë shumë të mirë. Agropërpunimi ka shumë sektorë të tjerë dhe hap shumë vende pune për shumë të rinj. Këto janë planet që ne kemi përpara që na presin. Prandaj në 25 prill do doja jo vetëm që ju të votonit Partinë Socialiste por të bënit më shumë sesa vetja. Të mos këpusim zhvillimin e vendit. Në radhë të parë është në interesin e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë që punët të vazhdojnë dhe të ngjiten më lart. Kemi humbur shumë kohë. Vërtet kemi një lloj justifikimi dhe nuk mund t'ia faturojmë më tranzicionit. Kemi humbur kohë për gabimet tona të këtyre viteve prandaj nuk duhet të gabojmë më pasi Partia Demokratik e dorëzon vendin shumë më keq nga çfarë e gjen. Kemi rrugë përpara për të bërë, kemi projekte, kemi mundësi, le të vijojmë kështu siç kemi bërë të japim më shumë nga vetja për të ecur përpara.” -theksoi ndër të tjera Peleshi.