'Made in Albania', makina e parë e blinduar ushtarake do të prezantohet në Panairin e Parisit

'Made in Albania', makina e parë e blinduar ushtarake do të prezantohet në Panairin e Parisit

Pas tre javësh do të prezanohet në panairin ‘Eurosatory’ në Paris makina e parë ushtarake shqiptare. Kështu shkruan ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndërsa ka ndarë pamje nga vizita e tij në kompaninë shqiptare të automjeteve, TIMAK. 

Sipas Peleshit, Shqipëria i ka kapacitetet të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë dhe të patentojë.

"Së bashku me kompaninë e saj TIMAK, Arjeta po punon për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, #MadeInAlbania. Jam shumë i lumtur që Qendra jonë e Inovacionit i është bashkuar kësaj iniciative të bukur. Besimplotë që pas 3 javësh, në Paris, në panairin #Eurosatory ne do të prezantojmë me sukses këtë produkt shqiptar. Shumëkush mund të pyesë se si ka mundësi që një ekip me 75% vajza të reja, arrin të eksportojë makina në 20 shtete të botës dhe madje të guxojë të hyjë pa drojë në tregun e industrisë ushtarake.

Për të gjetur çelësin e suksesit, po ju tregoj çfarë më tha Arjeta gjatë vizitës time te TIMAK. "Më mori dikush në telefon nga Izraeli. Ishte shqiptare dhe kishte parë një ambulancë izraelite Made in Albania dhe ishte çuditur. Më ndodh shpesh që takoj njerëz që çuditen me ne. Ndërsa unë çuditem me çudinë e tyre,”-më tha ajo.Për të hedhur hapin drejt botës së zhvilluar, së pari duhet të kapërcejmë kompleksin tonë të inferioritetit intelektual. Po, Shqipëria i ka kapacitetet të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë, të patentojë. Mbi 4000 PhD shqiptarë të diasporës janë ofruar për të kontribuuar në Shqipëri, më thanë përfaqësuesit e #AADF.I kemi të gjitha! Ka ardhur koha të guxojmë edhe në inovacion", shkruan ai.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë