Shqipëria ka bërë hapa konkretë përpara në zbatimin e rekomandimeve të Këshillit të Europës. Kështu u shpreh të martën Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë një takimi me bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshilli i Europës, Ionut-Marian Stroe dhe Pavel Jablonski.

Në fokus të bisedës ishte ecuria e reformave dhe standardet demokratike në vend. Sipas Peleshit, pas daljes nga sistemi i monitorimit në prill 2024, Shqipëria ka shënuar përparim të dukshëm në disa fusha kyçe siç është lufta kundër korrupsionit, liria e medias, të drejtat e pakicave, reforma në drejtësi dhe forcimi i institucioneve të pavarura.

Ai ndaloi edhe te puna konkrete në Kuvend, duke informuar raportuesit për aktivitetin e komisioneve të posaçme që po merren me reformën zgjedhore dhe atë administrativo-territoriale. Sipas tij, këto procese janë thelbësore për konsolidimin e demokracisë në vend.

Në fund, palët vlerësuan bashkëpunimin me Këshillin e Europës dhe Asamblenë Parlamentare si partnerë kyç në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.