Peleshi tregon porosinë e parë në Ministri: Fokus mbrojtja kibernetike, kemi shumë pak specialistë! (VIDEO)

Në emisionin 'Pa protokoll', ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur për objektivat që ai ka në këtë post. Ai tha se ka disa pika kryesore ku do t ë përqëndrohet puna e tij duke nisur që nga shkolla për Forcat e Armatosura, si edhe porosinë për të forcuar mbrojtjen kibernetike.

"Për të qenë i sinqertë nuk kanë ngelur shumë muaj deri në përfundim të këtij mandate, pas këtyre zgjedhjeve unë mendoj se ne do të kemi një kabinet të ri të forcës politike që unë përfaqësoj, se cili do të jetë vendim im nuk mund të projektohet që tani dhe nuk mund të jetë në dorën time, por ju thash se angazhohem se do të punoj sikur të kem të gjithë mandatin e plotë përpara edhe pse kanë mbetur edhe disa muaj deri në përfundim të këtij mandate. Për sa kohë do kem në dispozicion do punoj për të hyrë e për të dalë ashtu si hyra nga kjo zyrë, por për të lënë një shenjë një gjurmë as sa do mundem, kjo më ka udhëhequr gjatë gjithë jetës sime politike, por edhe profesionale, gjithmonë kam dashur që të le një trashëgimi dhe të shtoj një vlerë aty ku jam. Nuk dua të flas në terma të përgjithshëm, së pari unë dua të kontribuoj në forcimin e marrëdhënieve. Unë do ti kontribuoj bashkëpunimit të partneritet strategjik me SHBA-të, me NATO-on, kemi detyra shumë të rëndësishme aty, do të kontribuojmë në mbrojtjen kolektive në disa misione. Dje kemi nisur një kontingjent në Letoni, prej 20 forcash, do t’i shtyj përpara këto axhenda dhe do të lëj edhe atje kontributin tim, për t’I forcuar akoma më shumë lidhjet me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë.

Sa I takon ambicjeve të kësaj pjese mandati të mbetur unë do të fokusohem tek edukimi dhe trajnimi i Forcave të Armatosura. Ka një zhvillim shumë pozitiv, e përshëndes dhe e kam përshëndetur publikisht, ministren Xhaçka para meje, shefin e Shtabit të Përgjithshëm, të cilin e gjeta të apasionuar pas këtij projekti që do flas më pas dhe bëhet fjalë për Akademinë e Forcave të Armatosura. Pas shumë viteve pauzë edukimi i FA në Shqipëri që bëhej përmes kontibutit të vendeve aleate me tepër dhe kursve të shkurtra këtu, sot kemi një akademi, një program Bachelori, Masteri, pse jo më vonë edhe doktorature, sepse kemi qendër kërkimore shkencore pranë Akademisë. Sot kemi një Baçelor me 60 studentë që kanë kaluar disa filtra pas aplikimeve. Ky është vetëm fillimi dhe ka nevojë për mundësi dhe inovacion për këtë program të arsimit. Janë 30 kurse që zhvillohen jo në kuadrin e agjencisë, por në kuadrin e komandave tona të të gjithë forcës së armatosur, kemi bërë një diksutim të gjatë me shtabin e përgjithshëm këtu, por edhe me stafin e ministrisë, për të inkuadruar këto kurse brenda akademisë, por edhe për të plotësuar këtë akademi edhe me kurse të tjera të arsimit profesionale. Sot për sot flasim për kurrikula të fushës së Ushtrisë, por unë e shoh përtej kësaj edhe si një qendër të arsimit profesional me zanate, të cilat mund tí vlejnë edhe të rinjve.

Do të përpiqem me sa të kem mundësi për ngritjen e një institucioni të edukimit dhe trajnimit të FA-ve shumë të veçantë që do të jetë shumë i lakmuar dhe i kërkuar nga të gjithë të rinjtë tanë, sepse e ka mundësinë ky institucion dhe aleanca jonë në NATO për të prodhuar diploma të cilat në kudrin e Alencës por edhe në tregun jo vetëm brenda forcës sonë, por edhe në tregun e lirë të punë të jenë shumë të lakmuara. Keni parasysh që karriera profesionale e një ushtaraku nuk është e lehtë, nëse gjithçka shkon mirë mund të arrish në gradat më të larta, por mund të ndodh që një ushtarak të dështojë që të marrë gradën brenda periudhës që ai është i lejuar me ligj që të aplikoj. Çfarë ndodh me këtë ushtarak nese nuk arrin të marrë dot gradën, del në lirim në tregun e lirë të punës. I pajisur me çfarë? Nëse është i pajisur vetëm me aftësi ushtarake, ai nuk do mund t’i përdor dot këto në jetën civile, kështu përmes akademisë do të ndikojmë të formojmë ushtarak të pasur edhe me aftësi dhe profesione të tjera. Kam dhënë porosi që tani për punuar mbi një kurrikul që është mbrojtja kibernetike, që është pjesë e misionit tonë dhe mbrojtjes dhe sigurisë sonë kombëtare. Gjenden shumë pak specialistë, inxhinierë, persona të aftë për ta marrë përsipër, fale bashkëpunimit me partnerët tanë", tha Peleshi.


Lajmi kryesor:

Emërimi te 'Mbrojtja', Peleshi: Lëvizje politike, s'është për t'u fshehur jemi në një vit elektoral! PS mandat të tretë, i ka mbajtur të gjitha premtimet (VIDEO)


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?