Pema e Krishtlindjes rikthehet në qytetin fantazmë të Çernobilit

Pema e Krishtlindjes rikthehet në qytetin fantazmë të Çernobilit

Foto nga pema

Pema e Krishtlindjes është vendosur për herë të parë që nga katastrofa e Çernobilit e vitit 1986.

Pema u vendos në sheshin qendror të qytetit fantazmë të Pripyat.

Dikur shtëpia e më shumë se 47 mijë banorëve, rreth 3 km nga ish-uzina bërthamore, mbetet e shkretë për shkak të ndotjes nga rrezatimi.

Ish-banorët u kthyen në qytetin e braktisur për të dekoruar pemën me foto familjare, si pjesë e një fushate të organizuar nga Association of Chernobyl Tour Operators.

Disa prej tyre sollën edhe dekorime të orës si një simbol i rrjedhës së kohës dhe faktit që me kalimin e kohës qyteti nuk vdes, por ringjallet.

Foto nga pema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)