Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Belgjikë kur një grua 63-vjeçare humbi jetën pasi një pemë e Krishtlindjes 20 metra e lartë u rrëzua dhe e zuri poshtë.
Mediat raportojnë se në këtë aksident të pazakontë u plagosën edhe dy persona të tjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një panair Krishtlindjesh në një qytet rreth 50 kilometra larg Brukselit.
Pema e Krishtlindjes u rrëzua nga një erë e fortë dhe hetimi po verifikon nëse ishte siguruar siç duhet.
Në rrjetet sociale u publikuan pamje që tregojnë rrëzimin e pemës së Krishtlindjes bie mbi njerëzit.