Pema më e pazakontë e Krishtlindjeve përcjell një mesazh për të gjithë...

Pema më e pazakontë e Krishtlindjeve  përcjell një mesazh për të gjithë...

Pema e Krishtlindjes

Pema më e pazakontë e Krishtlindjeve të këtij viti ndodhet në Lituani, ku nëpërmjet saj stafi i aeroportit është përpjekur të përcjellë një mesazh.

Ata sqaruan se u përdorën objekte të ndaluara nga hyrja në aeroplan, të cilat u konfiskuan nga pasagjerët gjatë kontrollit.

Pema është ngritur në aeroportin e Vilnius, e përbërë nga thika, gërshërë, çakmakë dhe objekte të tjera të rrezikshme, e cila transmeton rëndësinë e sigurisë së udhëtimit me aeroplan.

Artikujt ishin rregulluar në formën e një peme një metër e gjysmë. Shumica e objekteve janë me ngjyrë të gjelbër dhe të vendosura në qendër të ndërtesës së aeroportit.

Stafi i aeroportit sqaroi se ata përdorën sende të ndaluara nga hyrja në aeroplan dhe të cilat u konfiskuan nga udhëtarët gjatë kontrollit.

“Nëse nuk dëshironi që sendet tuaja private të përfundojnë në pemën tonë të Krishtlindjes vitin e ardhshëm, kontrolloni se çfarë ju lejohet të mbani në bagazhin tuaj para fluturimit”, thuhet në një deklaratë të Shërbimit të Sigurisë së Aeroportit Vilnius në Lituani, përmes të cilit më shumë se 4.6 milionë pasagjerë kanë kaluar gjatë vitit 2019.

Pema e Krishtlindjes

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë