Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në Kryeministri, Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda.

Takimi pati në fokus forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, mbështetjen e Lituanisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë Presidencës së Lituanisë në Këshillin e Bashkimit Evropian në gjashtëmujorin e parë të vitit 2027.

Më herët gjatë ditës së sotme, Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, u prit në takim edhe nga Presidenti Bajram Begaj.

Mbështetja për Kosovën dhe rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dominuan takimin mes Presidentit Bajram Begaj dhe homologut të tij lituanez, Gitanas Nauseda, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.


Lajmi kryesor:

Begaj dhe Rama presin në takim Presidentin e Lituanisë: Kosova, integrimi në BE dhe Ukraina në fokus të bisedimeve