Penallti dhe gol magjepsës! Broja i papërmbajtshëm, futet nga stoli për të kualifikuar Southamtpon (VIDEO)

Armando Broja mrekulloi edhe njëherë me futbollin e tij në Angli. Sulmuesi shqiptar realizoi një gol spektakolar dhe fitoi një penallti në ndeshjen që Southampton fitoi 3-1 kundër West Ham.

Në ndeshjen që ishte për FA Cup Broja hyri si zëvendësues në pjesën e dytë kur rezultati ishte 1-1. Fillimisht 20-vjeçari falë një shkëputje dinake fitoi një penallti që u kthye në gol nga Ëord-Prouse. Më pas, në ekstremin e lojës në minutën e 95 Broja mahniti me lëvizjet e tij duke shndërrur në gol një inkursion personal.

“Unë nuk kam detyrë të qëndroj në rrjetet sociale, por të jem trajneri i skuadrës dhe shoh çfarë këta djem më ofrojnë. Nuk mund të flasim për besim në këtë skuadër nëse nuk tregojmë besim. Broja pati një ndikim pozitiv në lojë. Ai është një kërcënim me shpejtësinë e tij,”- tha tekniku austriak pas kualifikimit.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar