Penallti me VAR, 4 gola dhe spektakël! Teuta dhe Tirana ndajnë pikët, në Durrës ikin dritat

Teuta dhe Tirana barazuan 2-2 për javën e dytë në Superligën shqiptare të futbollit. Në “Niko Dovana” u deshën 100 minuta për të mbyllur ndeshjen, teksa përballja u ndal për pesë minuta në pjesën e parë pasi në stadiumin e Durrësit ikën dritat.

Ndeshja nisi me vrull dhe ritëm nga bardheblutë, që kaluan në avantazh me Hasanin në minutën e katërt. Sulmuesi i Tiranës përfitoi nga një gabim i prapavijës vendase për të kaluar Demën dhe përshëndetur rrjetën.

Pas golit të pësuar Teuta u “zgjua” dhe mori frenat e lojës. Ishte Fili që në minutën e 10-të barazoi nga penalltia, kjo edhe pas ndërhyrjes së VAR. Në minutën e 20-të ishte Gjinollari që përmbysi ndeshjen për Teutën, pas një aksioni nga e djathta me Peposhin.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Teutën, që përmbysi nënkampionët e vendit. Fraksioni i dytë ishte më i mirë për miqtë, që barazuan me Najdovskin në minutën e 59-të. Një këndore dhe krosimi “kirurgjikal” i Hasanit sollën barazimin që në fund u përkthye me pikë.

Vijimi i ndeshjes pa Tiranën që të kontrollonte lojën, duke pasur disa raste me Abazaj, Hasanin dhe Kainën. Nga ana tjetër, Fili, Peposhi, i riu Arifi (16 vjecc) treguan dëshirë dhe grintë në fushë.

Teuta e Diego Longos debuton kështu me një pikë në Superligë, teksa italiani i ka besuar të rinjve në fushë. Kujtojmë se durrsakët nuk luajtën javën e parë të Superligës me Partizanin, për shkak të angazhimit të “Demave” në Evropë.

Nga ana tjetër Tirana pëson katër gola në dy ndeshje dhe pas javës së dytë ka katër pikë në renditje, me Shehin që duhet të korrigjojë prapavijën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:44
VIDEO/ Sezon i ri dhe ‘halle’ të vjetra, ikin dritat në ‘Niko Dovana’! Ndërpritet Teuta - Tirana

Teuta dhe Tirana po luajnë në “Niko Dovana” të Durrësit për javën e dytë të Superligës në futboll. Në minutën e 34 të ndeshjes prozhektorët u fikën në stadium për më shumë se pesë minuta, duke bërë që ndeshja të ndërpritej.

Pas 5 minutash ndriçimi u rikthye në stadium. Në të 34 minutë Teuta po fitonte 2-1 kundër Tiranës, teksa bardheblutë kaluan në avantazh me Hasanin në të katërtën minutë, ndërsa Fili dhe Gjinollari shënuan të Teuta.

Ndeshja po luhet pas ndërprerjes dhe rikthimit të energjisë elektrike. Kujtojmë se në stadiumet shqiptare kjo nuk është hera e parë që ndodh një problem i tillë me energjinë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër