Penalltia, Dybala: Kanë gjashtë vite
që ankohen për Juventusin

Penalltia, Dybala: Kanë gjashtë vite<br />që ankohen për Juventusin
Ylli argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala, pas përfundimit të ndeshjes përball Milanit, në të cilën ai i dha fitoren skuadrës së tij duke shndërruar në gol në minutën e 96-të një penallti, ka thënë se "të tjerët vetëm ankohen për Juven në gjashtë vitet e fundit"
 
“Nuk ishte e lehtë. Ishte penallti e vështirë për ta gjuajtur, pasi të gjithë e mbajnë mend huqjen time në Doha. Për fat të mirë shënova. Ne nuk flasim kur gjëra të tilla ndodhi kundër nesh. Dua t’i shoh të flasin për penalltinë që Cristian Zapata e shkaktoi kundër meje. Me Udinesen na u mohuan dy penallti, por ne nuk thamë asgjë. Të tjerët ankohen për Juven në gjashtë vitet e fundit, ndoshta duhet të zgjedhin ndonjë forme tjetër”, tha Dybala për mikrofonin e "Sky"
 
Argjentinasi ka folur edhe për kontratën e tij me Juventusin për të cilën është shprehur se është i qetë dhe pas pushimeve do të zbulojë detaje të tjera për të ardhmen e tij.
 
Nga ana tjetër shumë skuadra evropiane janë duke e ndjekur sulmuesin, i cili konsiderohet si një nga më premtuesit në futbollin evropian.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin