Pendarovski: Rruga europiane, e vetmja alternativë për rajonin

TIRANË Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi sot nga Samiti i Paqes në Europën Juglindore që po mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranës se refuzimi për t’iu bashkuar familjes së madhe europiane, përbën rrezik për Ballkanin pasi vala e populizmit dhe radikalizimit me të cilën përballet europa mund të rritet në këtë rajon.

“Ne nuk duhet të harrojmë që vala e populizmit dhe radikalizimit me të cilën po përballet Europa ende po gjen vend ku mund të rritet në Ballkan. Nga ajo që kemi mësuar nga historia në Ballkan, është që kemi përgjegjësi shumë të madhe përballë trendeve negative dhe të vazhdojmë t’i drejtojmë shoqëritë tona bazuar në vlerat europiane. Unë besoj se për demokratizimin e shoqërive dhe shteteve në rajon do të rrisim ndërveprimin mes politikës dhe grupeve individuale në të gjitha sferat dhe të bëhet një paqe e qëndrueshme në rajon dhe për zhvillimin demokratik, ekonomik më të qëndrueshëm që do të rezultojnë në një ndërlidhje më të madhe mes vendeve tona”, -tha ai.

Lidhur me situatën në Ballkan, Pendarovski u shpreh se “vlerat europiane duhet të fitojnë mbi vlerat populiste dhe me këtë lloj narrative ne duhet të krijojmë një atmosferë besimi, miqësie të cilat do të na bëjë të ndërmarrin hapa për të zgjidhur problemet në mënyrë realiste. Kjo është përgjigja ndaj çështje të mëdha në rajon që mund të shkaktojë tensione dhe përçarje në rajon”.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut u shpreh po ashtu se të rinjtë e rajonit meritojnë një të ardhme më të mirë dhe se duhet shembur muri mes të rinjve në rajon dhe atyre në europë.

“Pavarësisht faktit se prespektivat europiane në rajon nga debati i fundit që erdhi nga Brukseli po venitet, një gjë shumë e rëndësishme ku bazohet paqja dhe stabiliteti është investimi në popullsitë e reja, duke i mundësuar që të kenë një vend më të madh në të ardhmen e tyre. Brezat e rinj në rajon kanë pritshmëri dhe ëndrra dhe është një mur i madh mes atyre që i ndjekin këto ëndrra dhe ndryshe i ndjekin shoqëritë europiane. Papunësia dhe mungesa e së ardhmes është një minë me sahat për të gjitha shoqëritë tona dhe vend ku mund të përfitojnë ato aktorë me axhenda radikale. Ne duhet t’i edukojmë të rinjtë në mënyrë që respektimi dhe mirëkuptimi i njëri-tjetrit, bashkëjetesa është një investim me të ardhme me prosperitet. Edhe kjo por jo pak e rëndësishme është angazhimi për të vazhduar në rrugën europiane e cila për rajonin tonë është i vetmi alternativë e besueshme. Doja të jepja një suport të madh për procesin e anëtarësimit të NATO për të gjitha vendet në rajon dhe doja të falenderoja liderët europiane  të cilët nuk kanë ndaluar se mbështeturi dhe për të gjithë mbështetjen përsa i përket tentativës për të filluar negociatat me Bashkimin Europian. Për mendimin tim, procesi europian po transformon vendet tona duke krijuar partnerë të cilët kanë llogaridhënie të hapur dhe me politika të parashikueshme  dhe si një shtet gjeografikisht qendror në këtë rajon, pavarësisht zhvillimeve të fundit, qëllimi kryesor është që të fillojmë negociatat me Bashkimin Europian siç bënë edhe disa nga vendet fqinje. Unë kam besim që vetëm nëse arrijmë të bëjmë paqe, atëherë do të jetë qëllimi kryesor i gjithë politikanëve të përgjegjshëm për paqen në vend”, -deklaroi Pendarovski.


Lajmi kryesor:

Thaçi: S’ka stabilitet në rajon pa marrëveshje Kosovë-Serbi/ Kurti: Në Tiranë ndihem si në shtëpi!


r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot