Pengimi i gazetarit në Butrint
Çipa: Rast i paprecedentë

Pengimi i gazetarit në Butrint<br />Çipa: Rast i paprecedentë<br /><br>
Unioni i Gazetarëve ka reaguar pas pengimit të gazetarit të Report Tv për të hyrë në Parkun e Butrintit. I ftuar në studion e Report Tv, kreu i Unionit Aleksandër Çipa e ka cilësuar këtë një veprim të paprecedentë që bie ndesh edhe me ligjin për të drejtën për tu informuar. Ai theksoi se kushdo që pengon gazetarin të kryej misionin e tij publik do të ndëshkohet.

Kam folur me kolegun është shprehur për këtë pengim, kjo është një flagrancë një shkelje e të drejtës për të vizituar ambiente të hapura. Kushdo që pengon gazetarin të kryej misionin e tij publik do të ndëshkohet. Kemi ligjin për të drejtën për informim, dhe këtu kemi mungesë të transparencës.Ky është centralizëm për të penguar qytetarët për të hyrë në parqe publike. Për këtë do ti kërkojmë Ministrisë së Kulturës reagim, më pas do të reagojmë edhe ne.”, tha Çipa.

Kreu i Unionit të Gazetarëve komentoi edhe ndërtimet në park, ku u shpreh se për lejimin e ndërtimeve të tilla nevojitet një listë institucionesh që do ti lejonin.

 “Për të kryer ndërhyrje të tilla duhet një listë institucionesh që e lejojnë atë, këtu ka mungesë transparence. Nuk mund të bllokohet as kamera e vizitorëve e jo më kamera e mediave e raportimi i gazetarit. Pse duhet penguar gazetari të raportojë kur aty paska një ndërtim të ligjshëm? Kjo bie ndesh me ligjin për informim.”, tha Çipa.

Ditën e sotme gazetari i Report Tv Limos Didani, ka shkuar te parku i Butrintit dhe ka kërkuar të futet brenda për të parë nga afër atë që po ndodh, por nuk është lejuar.

Administrata e Parkut Arkeologjik e ka ndaluar gazetarin, edhe si vizitor për të prerë biletë të rregullt, ndonëse ai ka kërkuar të paguajë. Shitësi i biletave i ka thënë gazetarit Didano se ka urdhër për të mos e lejuar atë të hyjë në ambientet e parkut, ku po kryhen ndërtimet. Pas kësaj, gazetari është nxjerrë jashtë rrethimit nga roja i parkut.

Redaksia Online

J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.