Të njëjtin qëndrim mbajti edhe kreu i Unionit, Aleksandër Çipa, i cili i ftuar në studion e Report Tv e cilësoi ndalimin e gazetarit për tu futur në Butrint si "akt i paprecedentë". Ditën e sotme gazetari i Report Tv Limos Didani, ka shkuar te parku i Butrintit dhe ka kërkuar të futet brenda për të parë nga afër atë që po ndodh, por nuk është lejuar. Administrata e Parkut Arkeologjik e ka ndaluar gazetarin, edhe si vizitor për të prerë biletë të rregullt, ndonëse ai ka kërkuar të paguajë. Shitësi i biletave i ka thënë gazetarit Didano se ka urdhër për të mos e lejuar atë të hyjë në ambientet e parkut, ku po kryhen ndërtimet. Pas kësaj, gazetari është nxjerrë jashtë rrethimit nga roja i parkut.
Deklarata e plotë e Unionit të Gazetarëve:
Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare
Denoncojme pengimin e gazetareve per raportim dhe vizite ne Parkun Arkeologjik Kombetar të Butrintit
Tirane me 10 Tetor 2017
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon me forcë pengesën që ju bëhet reporterëve për të kryer punën e tyre të informimit të publikut.
Rasti i Butrintit, ku nuk u lejua gazetari Limos Didani i cili punon për Report TV të raportojë mbi punimet që po kryhen brenda sitit arkeologjik është një akt i rëndë që kërkon sqarime të menjëhershëm nga eprorët e Muzeut të Butrinit, pra ministrisë së Kulturës.
Rasti i pengimit të gazetarit për të hyrë në Park qoftë edhe si vizitor është i paprecedent dhe bie ndesh me legjislacionin shqiptar. UGSH kërkon vënien para përgjegjësisë ligjore dhe administrative të urdhërdhënësit për një pengim të tillë dhe rritjen e përgjegjësisë së kolegëve për zbardhjet e rastit në fjalë dhe të asaj ç'ka po ngjet aktualisht në thellësi të mjediseve te brendshme te Parkut të Butrintit.
Zyra e shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare

Ky shkrim është përgatitur në bashkëpunim me Osservatorio Balcani e Caucaso për Qendrën Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e shkrimit është përgjegjësi vetëm e Shqiptarja.com dhe nuk mund të pretendohet në asnjë mënyrë se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian
J.Sh Shqiptarja.com










