Të liruar nga Gaza, pengjet: Prisnim deri në dy orë të shkonim në tualet! Familjarët: Humbën 6-8 kilogramë për 50 ditë

 

Të afërm të pengjeve të Hamasit të cilët janë lënë të lirë më herët, dëshmuan se familjarët e tyre ishin mbajtur totalisht të izoluar. New York Times, citon një një nënë të liruar në Gaza me djalin e saj të vogël se ata kishin fjetur në karrige. Një 85-vjeçare nga një familje tjetër tha se teksa mbaheshin peng gati kishin humbur sensin e kohës. Vetë pengjet nuk kanë folur drejtpërdrejt pasi shumica ndodhen në spitale ndërkohë që informacionet rreth tyre janë të klasifikuara nga Izraeli.

Megjithatë detaje nga periudha e mbajtjes së tyre në privim të lirisë janë mësuar nga të afërmit. Ata kanë thënë se pasi takuan të afërmit e tyre, panë se ishin kthyer më të dobët se më parë.

"Ata janë ushqyer, por jo rregullisht dhe jo gjatë gjithë kohës" tha Merav Mor Raviv, një kushëri i Keren Munder, 54 vjeç, e cila u lirua të premten së bashku me djalin e saj, 9 vjeç.

Pengjet ishin ushqyer kryesisht me oriz dhe me bukë tha Raviv, duke shtuar se të afërmit e saj kishin humbur rreth 6 deri në 8 kilogramë gjatë kohës që u mbajtën nga Hamasi. Ata kishin fjetur në një dhomë në “krevate” të improvizuar duke bashkuar tri karrige.

"Dera e dhomës ishte e mbyllur dhe kur ata donin të shkonin në tualet, duhej të trokisnin dhe të prisnin - ndonjëherë deri në dy orë derisa porta të hapej". Mediat citojnë se aq të izoluar kanë qenë pengjet saqë kanë mësuar për humbjen e të afërmve në luftë vetëm pasi janë liruar.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Largohet nga Gaza grupi i tretë i pengjeve, më e vogla 4 vjeç! Izraeli liron 39 të burgosur palestinezë! Netanyahu: Mund të zgjatet armëpushimi


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen