Një shkëmbim i tretë i pengjeve të Hamasit me të burgosurit palestinezë në Izrael ka ndodhur në ditën e tretën e armëpushimit. Bëhet fjalë për 17 pengje ndërsa mes tyre është edhe vajza 4 vjeçare amerikane Abigail Edan dhe një shtetas rus, kurse të tjerët, janë izraelitë.

Kryqi i kuq ndërkombëtar njofton se mes pengjeve, më e vogla është një vogëlushe, amerikanja Abigail Edan. 4 vjeç ajo i mbushi teksa mbahej peng nga militantët e Hamasit. 

Nga ana tjetër, Izraeli ka publikuar po ashtu listën me 39 të burgosur palestinezë që janë liruar po ditën e sotme. Ndërkohë në Rripin e Gazës banorët thonë se armëpushimi i përkohshëm po u mundëson të shijojnë disa “momente të humbura” normaliteti.

Hamasi ka konfirmuar se 4 komandatë të brigadës veriore të Gazës janë vrarë nga ushtria izraelite. Ndërsa ministria e Mbrojtjes së Izraelit ka deklaruar se gjatë bastisjeve në shtëpitë e anëtarëve të Hamasit, janë sekuestruar 1.3 milionë dollarë që kanë kaluar në buxhetin e shtetit. 

Ndërkohë, qindra kamionë që transportonin ndihma humanitare vazhdojnë të hyjnë në Rripin e Gazës, të rrethuar dhe të shkatërruar nga shtatë javë bombardime intensive izraelite në hakmarrje për sulmin e përgjakshëm të Hamasit më 7 tetor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
Netanyahu propozon plan: 10 pengje në ditë, mund të zgjatet armëpushimi! Në fund rifillojmë operacionet

1701034909_1111111.JPG

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha këtë mbrëmje se ekziston një mundësi për marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit në Gaza.

"I thashë Presidentit Biden, ekziston një plan marrëveshjeje, ai parashikon lirimin e 10 pengjeve për çdo ditë shtesë armëpushimi”.

“Por thashë gjithashtu – saktësova se në fund të atij plani do të rifillojmë me të gjitha forcat tona për të arritur objektivat e luftës”. 

Ora 22:13
Lufta në rripin e Gazës, Hamasi kërkon zgjatjen e armëpushimit 4-ditor

1701033300_AP23330248996009.jpg

Hamasi ka kërkuar zgjatjen e armëpushimit në Gaza, një veprim që mund të rrisë numrin e pengjeve që mund të lirohen.

Sipas marrëveshjes aktuale, dita e fundit e armëpushimit është e hëna. Në një deklaratë për mediat, Hamasi thotë se “po kërkon të zgjasë armëpushimin pas përfundimit të katër ditëve përmes përpjekjeve serioze për të rritur numrin e pengjeve të liruar siç përcaktohet në marrëveshjen e armëpushimit humanitar”.

Ora 21:31
Të liruar nga Gaza, pengjet: Prisnim deri në dy orë të shkonim në tualet! Familjarët: Humbën 6-8 kilogramë për 50 ditë

 

Të afërm të pengjeve të Hamasit të cilët janë lënë të lirë më herët, dëshmuan se familjarët e tyre ishin mbajtur totalisht të izoluar. New York Times, citon një një nënë të liruar në Gaza me djalin e saj të vogël se ata kishin fjetur në karrige. Një 85-vjeçare nga një familje tjetër tha se teksa mbaheshin peng gati kishin humbur sensin e kohës. Vetë pengjet nuk kanë folur drejtpërdrejt pasi shumica ndodhen në spitale ndërkohë që informacionet rreth tyre janë të klasifikuara nga Izraeli.

Megjithatë detaje nga periudha e mbajtjes së tyre në privim të lirisë janë mësuar nga të afërmit. Ata kanë thënë se pasi takuan të afërmit e tyre, panë se ishin kthyer më të dobët se më parë.

"Ata janë ushqyer, por jo rregullisht dhe jo gjatë gjithë kohës" tha Merav Mor Raviv, një kushëri i Keren Munder, 54 vjeç, e cila u lirua të premten së bashku me djalin e saj, 9 vjeç.

Pengjet ishin ushqyer kryesisht me oriz dhe me bukë tha Raviv, duke shtuar se të afërmit e saj kishin humbur rreth 6 deri në 8 kilogramë gjatë kohës që u mbajtën nga Hamasi. Ata kishin fjetur në një dhomë në “krevate” të improvizuar duke bashkuar tri karrige.

"Dera e dhomës ishte e mbyllur dhe kur ata donin të shkonin në tualet, duhej të trokisnin dhe të prisnin - ndonjëherë deri në dy orë derisa porta të hapej". Mediat citojnë se aq të izoluar kanë qenë pengjet saqë kanë mësuar për humbjen e të afërmve në luftë vetëm pasi janë liruar.

Ora 20:45
Hamas liron 17 pengje, mbi 100 kamionë me ndihma hyjnë në Gaza

1701028693_vvvvccc.JPG

Shtatëmbëdhjetë pengje u dorëzuan nga Hamasi në Kryqin e Kuq në ditën e tretë të armëpushimit me Izraelin. 14 ishin izraelitë, përfshirë 9 fëmijë dhe 4 tajlandezë. Pas lirimit të pengjeve qeveria egjiptiane ka njoftuar se rreth 120 kamionë që transportonin ndihma humanitare, kanë hyrë në Gaza.

 

Ora 20:35
Dita e tretë e armëpushimit, të burgosurit palestinezë lirohen nga Izraeli

1701027460_131816704f150a44a59cdbac54c676ea5342c02d4afda7b69.jpg

Një grup të burgosurish palestinezë janë liruar nga Izraeli si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit.

Mësohet se janë liruar 39 të burgosur. Një ekip i Sky Neës ka parë autobusët duke dalë nga burgu ushtarak Ofer.

Ora 12:36
VIDEO/ Pamje trishtuese nga spitali al-Shifa pas bombardimeve

Gjatë armëpushimit në Gaza, duke përfituar nga situata e qetë, disa gazetarë janë kthyer në spitalin Al-Shifa, dhe kanë filmuar kushtet me të cilat përballet aktualisht spitali.

Pamjet e publikura janë trishtuese dhe tregojnë qartë mjerimin në të cilin ndodhet Al-Shifa.

Ora 12:19
Hamasi konfirmon vrasjen e 4 komandatëve të grupit në Gaza, Izraeli: Kemi sekuestruar 1.3 milionë euro nga bastisjet në shtëpitë e tyre

Hamasi ka konfirmuar sot vrasjen e 4 komandatëve të grupit përfshirë edhe kreun e Brigadës veriure, Ahmed Ghandour.

Nga ana tjetër forcat izraelite bënë me dije se kanë sekuestruar më shumë se 1.3 milionë dollarë para në dorë nga shtëpitë e terroristëve dhe bastionet e Hamasit në Gaza.

“Paratë e gatshme u sekuestruan dhe do t'i "konfiskohen shtetit", shtoi ministria e Mbrojtjes së Izraelit.

Ora 08:28
U lirua dje nga Hamasi, 21 vjeçarja izraelite do t'i nënshtrohet një operacioni urgjent

1700979153_izrael.PNG

Përpara se ta rrëmbenin Mia Regev, milicia e Hamasit e qëlloi atë më 7 tetor.

Kështu vajza 21-vjeçare izraelite ishte duke ecur me paterica kur u lirua orët e fundit. Kjo u pa në videon e lirimit të publikuar nga Hamasi dhe për shkak të kushteve të saj shëndetësore, sqarojnë burimet izraelite, ajo u transferua në spitalin e Sorokas, pasi ishte e vetmja nga 13 pengjet e liruar dje që kishte nevojë për trajtim urgjent.

Mia Regev do t'i nënshtrohet një operacioni sot. Megjithatë, Ministria izraelite e Shëndetësisë saktëson se “gjendja shëndetësore e të resë është e qëndrueshme pas 7 javësh robëri”.