Pengmarrësit

Pengmarrësit

Berisha dhe Meta

Kanë marrë peng lumturinë e shqiptarëve prej 32 vitesh. Kanë marrë peng begatinë dhe të ardhmen e tyre, dhe sërish po i mbajmë në kurriz, duke ndjerë ankthin e protestave të një bajraktari, që nuk ngopet me grada, pushtet, para dhe zaptime bulevardi. Dikur ish-kryeprokurores i tha “lavire bulevardi”, pasi nuk pranonte të dorëzonte para drejtësisë gardistët vrasës. Sot, mbush bulevardin me mitingashë, që kujtojnë se “nesër në pushtet do ti bëjë zengjinër dhe drejtorë”. Ai dhe ata që mban rreth e qark zyrës tij, janë pengmarrësit e Shqipërisë. Nuk u qesh buza nënave, grave, djemve dhe vajzave, që sapo e shohin tek thërret “tek sheshi, të rrëzojmë Ramën”, mëndja u shkon tek mënxyrat e vjetra.

U shkon mëndja tek kallashnikovi që kërciste në 1997, mëndja u shkon tek turmat e papërmbajtura që sulmuan dikur, dhe sulmojnë kryeministrinë me bojë, molotovë, dhe leva hekuri. Në një seli partie, që mblidhen një grusht burrash të pasur, dhe bëjnë plane dhe skenarë se “si të pengojmë investimet, zhvillimin, se si të njollosim punën e qeverisë, policisë, ushtrisë, se si të hedhim në Lanë një kryeministër të ligjshëm”, mendo çfarë mund ti ndodhë këtij vendi dhe këtij populli, në rast se ata vijnë në pushtet. Sali Berisha, ka hyrë në spiralen e tij pa kthim. Ai kërkon ta mbajë peng Parlamentin dhe do ta mbajë sa të jetë deputet, ai kërkon ta mbajë peng rendin dhe qetësinë sociale, dhe do ta bëjë derisa të jetë kryetar de facto i asaj partie, ai kërkon të pengojë dhe nxijë imaxhin pozitiv të vendit para ndërkombëtarëve në shqip dhe anglisht, dhe do ta bëjë, derisa të ketë para, për të mbajtur të karikuar “analistët dhe progresistët e tij”.

Në 6 Dhjetor, shqiptarët do të jenë dëshmitarë të një tjetër skenari ogurzi, edhe pse Berisha e ka propoganduar se “do të ketë protestë paqësore”. Ai nuk mund ta pranojë kurrë faktin se, Edi Rama po mbledh në Tiranë krerët e Bashkimit Europianë, ashtu siç nuk mund ta pranojë si realitet të pakthyeshëm, braktisjen që i kanë bërë Partisë Demokratike dhe atij si person, SHBA dhe Kancelaritë Europiane. Mungesa e largpamësisë politike, e ka kthyer Berishën në persekutor kronik të gjithçkaje të bukur që sheh dhe dëgjon për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ai ndërhyn kudo, në politikën e jashtme, në politikat e brëndshme, ai ndërhyn në projektet dhe investimeve strategjike të vendit që kryen qeveria dhe investitorët e huaj, ai mundohet të marrë peng të ardhmen e vendit, dhe deri ditën kur drejtësia të ketë vepruar, ai do t’ja arrijë synimit të tij. Ai dhe ata që e mbështesin, janë pengmarrësit, dhe jo opozita e këtij vendi, derisa nuk duan bashkëpunimin,derisa refuzojnë dialogun dhe tolerancën, derisa nuk zbatojnë ligjet e vendit, dhe të drejtat zakonore të shqiptarëve.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 03/12/2022 10:46

    OK.Trinomi PUTIN-VUÇIÇ-SALI jan në në SULMË të pa parë.Kush nuk e kupton këtë është militant berishist me KOBURE NË BRES. SB ka 32 vite që pret PUTININ të dali në Durrës ku ka pronat Argita-Fazlliç.Ndaj Sb po ulurin për projektin e Ri në Porto-Romano. Në 6 dhjetor Sb kërkon gjakderdhje me 44.000 luftëtarët e tij të armatosur. -E.Rama duhet të siguroi delegacionet me forca policore nd/Kombëtare,NATO-n për të vën në rrethim Tiranën nga huliganët e SaliSërbit 67.Bllokimi huliganëve duhet të filloi nga QARQET e vëndit. -Ky është rasti që Sb të hakmerret ndaj SHBA+ANGLISË,BE..që e kan braktisur. -Organet e sigurisë duhet të vëzhgojnë radhës e Protestuesve se midis tyre ndodhin Vrasje si në 91,98.. për tja hedhur fain E.Ramës.Korbi ZI Sb mund të bëj çdo gjë për pushtet e Para. Në kushtet që SPAK ka lindur i vdekur Sb nuk pyet as për Krisht e Muhamet..Është fatkesi nd/Kombëtare.Një të dytë nuk e gjën ndonjë PLANET..

    Përgjigju
  • Maku: 02/12/2022 18:01

    Isha ne proteste ne 21 Janar ndaj Mete koklopes dhe superkorruptuarit. Se ndaj shkuam,kunder skandalit qe erdhi prej videos se te ndjerit Prifti. Sot do shkoj prape ne 6 dhjetor. Keq me vjen qe edhe koklopa do jete aty. Por cte bej? Gjithe keto vite jo video, por live fare, 24 ore ne dite na myti Rama me mafien e tij, skandal pas skandali. Pengmarres? Besoj qe ne fakt peng na ka marre mentaliteti korruptiv qe prodhoi dhe injektoi mafia e kuqe enveriste, nje here me Nanon, Saliun, Meten dhe tani me me te ligun pinjoll te saj Ramen. Dhe ska me injorance kur servilet , puthadoret e pamoralshem, sibketa ne media, pa pike ndergjegje u thurin lavde.

    Përgjigju
  • Ariu: 02/12/2022 16:28

    SALIU PENGMARRESI KETIJ VENDI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja