Gati një muaj pas pengmarrjes së anijes së peshkimit "Çelepia 2" nga marinari egjiptian Abdel Salam, në bordin e të cilit ndodheshin 2 marinarë shqiptarë dalin detaje të reja thënë prej vetë pengut.

Pas kthimit nga Egjipti marinari Luan Mema ka rrëfyer se Salam nuk i ka keqtrajtuar as atë as Dhimitër Maljen fati i të cilin ende nuk dihet. Ai është shprehur se Salam i vuri në gjumë me një lloj bari.

"Në varkë kam qenë i lidhur 2-3 ditë kam qënë në gjumë. Me jepte ndonjëherë bukë. I thoja ca po bën për çfarë arsye po s’donte ta dinte. Më liroi vetë sepse u prish anija u prish në Egjipt"- u shpreh ai.

Kështu, Mema ka thënë se Abdel Muhamed Salam i vuri në gjumë të dy, ndërsa kur është zgjuar i lidhur në pranga. Mema i sapokthyer nga Egjipti thekson faktin se nuk është keqtrajtuar nga Salam.

Nga ana tjetër sipas tij, Salam tentoi të shiste anijen në Egjipt, por nuk ia arriti qëllimit, pasi ajo pati defekt në motor. Po kështu, Mema thotë se ai nuk di asgjë për fatin e kapitenit Malja, për të cilin Salam thotë e se e ka zbritur në Kretë.

Riatdhesimi nga Egjipti
Luan Mema, marinari i Peshkarexhes “Celepia2” që ishte marrë peng nga egiptiani Adel Mohamed Salam është kthyer dje në Shqipëri, por është shoqëruar për në ambientet e policisë ku dhe është marrë në pyetje nga ekspertët për grabitjen e anijes. Ai u lirua nga autoritet egjiptiane, te cilat dje vendosën ta ekstradonin në Shqipëri, por forcat e policisë e vendosën që ta pyesin për të hedhur më shumë dritë mbi rrëmbimin e anijes “Çelepia 2”. Burimet bëjnë me dije se Mema ka deklaruar përpara grupit hetimor se, ai është lidhur nga pengmarrësi dhe se i është dhënë ilaç gjumi. Ndëkrohë, sa i përket marinarit tjetër, Mema ka shtuar se nuk ka asnjë informacion për fatin e tij. "Egjiptiani më dha ilaç gjumi, nuk mbaj mend asgjë. Nuk di çfarë ka ndodhur me kapitenin Dhimitër Malja. Kur u zgjova, egjiptiani më kishte lidhur dhe kuptova që ishim në det në hapur. Nuk e kam parë kapitenin. Nuk e di se çfarë ka ndodhur”-ka thënë ai.

Analiza gjaku për ilaçin e gjumit
Pas dëshmisë së Memës, policia ka vendosur që të marrë disa kampionë gjaku të tij, në mënyrë që ti analizojë nëse në trupin e tij vërtetë ka gjurmë ilaçi gjumi, apo gjithçka është një inskenim. Ndërkohë ende mister fati i kapitenit të anijes, Dhimitër Malja, i cili prej me shumë se një muaji rezulton i zhdukur, teksa ishte pengu i dyte në anijen “Celepia 2” që u rrëmbye në Durrës nga marinari egjiptian Adel Muhamed Salam. Ky i fundit është liruar pak ditë më parë nga autoritet egjiptiane, teksa ka pohuar se Dhimitër Maljan e ka hedhur në det në afërsi të ishullit të Kretës. Salam asokohe pretendoi se e mori peng anijen ”Çelepia 2” pasi pronarët e saj i kishin një borxh prej 70 mijë eurosh.


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)